Bombarduesit “luksozë”, avionët amerikanë do të kenë motor Rolls-Royce

27 Shtator 2021, 21:50Lifestyle TEMA
Bombarduesit “luksozë”, avionët amerikanë do të

Kompania britanike e prodhimit të makinave luksoze, Rolls-Royce, ka fituar garën me disa kompani të tjera amerikane, duke siguruar një kontratë të majme me Forcat Ajrore Amerikane për prodhimin e motorëve të avionëve bombardues B-52. Marrëveshja do të mund t’i sigurojë Rolls-Royce deri në 2,6 miliardë dollarë.

Rolls-Royce fitoi garën kundër kompanisë që kishte kontratën e mëparshme, Pratt & Whitney, si dhe kundër General Electric, në një proces tenderimi që zgjati disa vite.

Fitorja e kësaj kontrate e rriti me 9% vlerën e aksioneve të kompanisë, shifra të nevojshme për Rolls-Royce, që gjithsesi nuk ka arritur akoma në shifrat e para pandemisë.

Motorët në fjalë, të quajtur F130, do të ndërtohen në fabrikën e Rolls-Royce në Indianapolis, do të zëvendësojnë motorët ekzistues të bombarduesve B-52. Forcat Ajrore Amerikane kanë planifikuar t’i mbajnë në shërbim këta avionë deri në vitin 2050. Në total, për rinovimin e tyre do të shpenzohen 11 miliardë dollarë.

B-52 është bombarduesi më i vjetër amerikan, që ka nisur të fluturojë gjatë Luftës së Ftohtë në vitet 1950, kur mbante edhe bomba bërthamore. Misioni i fundit në të cilin është përdorur avioni është tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani.

Rolls-Royce ka investuar 600 milionë dollarë në fabrikën e saj në Indianapolis, ku do të prodhohen 650 motorë. Nga kjo kontratë do të krijohen edhe 150 vende të reja pune.

1 komente në “Bombarduesit “luksozë”, avionët amerikanë do të kenë motor Rolls-Royce”

  1. anticensurë says:

    janë shumë më të vjetër se avionët tanë të gjadrit dhe kuçovës??
    normale,amerikanët nuk kanë nevojë ti shpikin armiqtë si enveri dhe për pasojë i rinovojnë avionët e vjetër!
    ne si shtet paqsor dhe pa asnjë lloj armiku,kur na propozuan francezët një gjë të tillë!?
    i quajtëm”budallenj që kishin të njëjtën mëndje si enveri”!
    të quash armik vëllain vuç e vëllain miço?!
    duhet të jesh i marrë!!
    ata a duan aq shumë sa janë tu bo sherr të modh kush do të na përqafojë më fort!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje