Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është takuar në presidencë me kreun e Shtetit Ilir Meta.
Ursula shprehet se BE është në anën e Shqipërisë, teksa rendit edhe prioritetet e përbashkëta që nga pandemia, krijimi i vendeve të puëns dhe zhvillimi ekonomik.
“Ne punojmë krah për krah për të siguruar një shërim të qëndrueshëm nga pandemia.
Europa është në anën tuaj, me 430 000 doza të dhuruara për Shqipërinë.
Prioritetet tona të përbashkëta: Shpejtoni vaksinimin; Krijimi i vendeve të punës dhe rritja me Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Von der Leyen në “Twitter”.