Përplasja mes opozitës dhe mazhorancës për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare vijon në çdo komision.
Ditën e sotme, Ndërkohë komisioni i Edukimit dhe i Mjeteve të Informimit Publik nisi pa opozitën dhe u drejtua nga zv.kryetari Petro Koçi. Komisioni u konstituua pa praninë e opozitës, që ishin më parë të pranishëm në sallë.
Me largimin e tyre, PS u logua online dhe bëri të mundur konstituimin e komisionit. Anëtarët e PS ishin të pranishëm, ndërsa mungonin kryetari Agron Gjekmarkaj, Meri Markici, Flutura Acka, Ina Zhupa, Andia Ulliri, Eralda Bano Tase, Kastriot Piroli, Merita Bakiu. Luljeta Bozo, Ilir Metaj, Sorina Koti, Arbi Agalliu.
Në fjalën e tij, Petro Koçi sqaroi se mënyra e zhvillimit të komisioneve përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve, ndaj theksoi se janë të detyruar të zbatojnë vendimin e tyre.
Koçi: Është e qartë që një pjesë e komisionit duke qenë përfaqësues e opozitës ka pretendime mbi mënyrën e zhvillimit të komisioneve. Por nuk është komisioni që zgjidh pretendimet e partive apo grupeve parlamentare lidhur me ecurinë e procedurave parlamentare, është Konferenca e Kryetarëve që përcakton se si zhvillohen procedurat, përfshirë dhe mbledhjet e komisionit. Ne jemi të detyruar si shumicë, aktualisht jemi shumicë dhe në këtë komision të zbatojmë vendimin e Konferencës së Kryetarëve. Unë uroj që së shpejti të kemi një procedim konsensual lidhur me çdo pretendim apo me interpretimin e rregullores së Kuvendit. Për momentin jemi të detyruar që të zbatojmë vendimin e Konferencës së Kryetarëve.
Konstitutoimi i imi ????
Kazani i plenave TemA, censuron komentet.
Ecni përpara dhe bëni punën.
Mos u merrni me idiotët e PD.
Të shkatërrojnë është e vetmja gjë që dinë të bëjnë!
As mos i pirdhni fare opozit pa karakter..
Dhe thone qe Rama ka kapur cdo pushtet.Ikin nga komisionet,ikin nga ngritja e vetingut ikin nga zgjdhjet lokale,ikin nga ndarja teritoriale,djegin mandatet,ikin nga cdo gje ,atehere cdo bejne,te rrine ne heshtje,te mos funksionoj asgje.A e dine ata se jeta do te vazhdoje.E mira eshte me ata por kur nuk duan cdo bejme?