Militantët talibanë kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve në Kabul dhe qëlluan në ajër me armë teksa tentonin të ndalonin demonstratën për të drejtat e shkollimit të vajzave.
Një grup prej disa grash ishin mbledhur jashtë një shkolle në lindje të Kabul duke kërkuar kthimin e të drejtave që vajzat të shkojnë në shkollë të mesme, pas ndalimit të tyre nga grupi islamist në fillim të muajit.
Nxënësit meshkuj janë lejuar të rikthehen në mësim në shkolla e universitete, por dy javë më parë vajzat u ndaluan të rikthehen në shkollat e mesme, derisa të jetë vendosur “mjedisi islamik” i arsimit.
Në protestën e sotme gratë mbanin pankarta ku shkruhej “Mos na thyeni penat, mos na digjni librat, mos mbyllini shkollat”, por më vonë rojet talibane ua morën parullën.
“Daily Mail” shkruante se militantët kishin shtyrë gratë protestuese ndërsa një gazetar i huaj u godit me pushkë dhe u ndalua të filmonte.
Ata kanë thënë se duhet të vendosen kushtet e caktuara derisa vajzat të rikthen në mësim, edhe pse shumë afganë janë skeptikë për këtë.
Kreu i ri i universtetit të Kabul, Mohammad Ashraf Ghairat komentoi mbi ngjarjen.
“Ju jap fjalën si kancelar i universitetit të Kabul. Për sa kohë nuk është vendosur një mjedis islamik për të gjithë, gratë nuk do të lejohen të vijnë në punë ose në universitet. Feja islame është e para”.
Rreth 9,460 gra studiojnë në Universiteti e Kabul që përbëjnë 43 perqind të studentëve.
Gratë ishin lejuar të vijonin studimet pas ardhjes në fuqi të talibanëve, në dhoma të ndara nga burrat, por Ghairat tha se nuk kishte mjaftueshëm mësuese femra që ato të vazhdojnë studimin në një “mjedis islamik”.
Si nuk ju vjen turp atyre talibaneve!!
Duhet te vijne kendej nga vendet demokratike perendimore ne te cilat nuk qellojne ne ajer per te trembur demonstruesit. Dhe te jemi te sinqerte aw shume na respektojne sa na qellojne me plumba kaucuku.
As bomba nuk hedhin ne turma. Ok ndonje zhurmuse ose tymuese me arome manushaqe, po ato jane per te aromatizuar ata qe nuk lahen shpesh.
A se harrova, nuk na lene qe te dalim jashte darkave se ne darke qarkullon virusi me eger se ne mengjes.
Sa shume na duan qeverite neve. Jemi shume me fat me qeverite tona demokratike!!