Ylli i Saimir Hoxhës vendoset në "Murin e Kujtesës", Rama: Ky shi i rrëmbyeshëm i thotë më mirë se të gjitha fjalët tona

30 Shtator 2021, 09:40Kronika TEMA

Murit të kujtesës iu shtua mëngjesin e kësaj të enjteje ylli i nënkomisarit të rënë dy ditë më parë në krye të detyrës në Lezhë, “Dëshmorit të Atdheut”, Saimir Hoxha. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama e cilësoi një moment aspak i lehtë për të gjithë bashkësinë humbjen e efektivit 44-vjeçar.

“Padyshim që ky është një moment jashtëzakonisht i rëndë për ju dhe në tërësi është një moment aspak i lehtë për të gjithë bashkësinë tonë, pasi humbja e jetës në krye të detyrës e një punonjësi të policisë, është një humbje tragjike që shkon përtej familjes, përtej miqve dhe të afërmve dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe një vendi.

Sot ne jemi këtu për të kryer ceremoninë e vendosjes të yllit të Saimir në murin e kujtesës pranë Policisë së Shtetit, pranë yjeve të të gjithë dëshmorëve tanë.

Është një kohë e gjatë qëkurse është vendosur ylli i mëparshme, dhe është lehtësim që numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore. 

Nga ana tjetër statistika nuk ka asnjë rëndësi sepse qoftë një jetë e vetme vlen sa gjithë të tjerat, kur ajo humbet. Nuk dua të zgjatem, sepse besoj që ky shi që po bie rrëmbyeshëm i thotë më mirë se të gjitha fjalët tona, atë që po ndjemë këtu. Nderime dhe lavdi për jetë të gjithëve dëshmorëve të atdheut, të cilëve sot u bashkohet përjetë edhe ylli i Saimirit”, tha ai.

Rama ripërsëriti se familja e oficerit të ndjerë, në veçanti fëmijët e tij do të këtë mbështetjen e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje