Soreca: Kritike, përfundimi i procesit të vettingut! Disa dosje të rëndësishme duhet të trajtohen në mënyrë urgjente

1 Tetor 2021, 10:45Politika TEMA

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca tha këtë të premte se Reforma në Drejtësi ka hyrë në një fazë të re, në të cilën kërkohet që ajo të çohet deri në fund. Soreca tha se ka disa dosje të rëndësishme që duhen trajtuar në mënyrë urgjente.

“Kemi hyrë në një fazë të re të Reformës në Drejtësi. Në këtë fazë kërkohet që Reforma në Drejtësi të përfundohet dhe kjo gjë do të kërkojë edhe këmbëngulje, pragmatizëm. Do të kërkojë në fakt edhe aftësi, lidership, pra udhëheqjen nga institucionet e reja të drejtësisë. 

Kuvendi i ri i Shqipërisë, qeveria e re, kanë në fakt përgjegjësi shumë të rëndësishme në këtë drejtim dhe BE qëndron e gatshme t’ju mbështesë në këto përpjekje. Dje kam patur një takim shumë të mirë me Ministrin Manja dhe së shpejti unë do të takohem edhe me deputetë nga Kuvendi i Shqipërisë, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita. 

Ka disa dosje shumë të rëndësishme të cilat duhet të trajtohen në mënyrë urgjente dhe është e rëndësishme që ne të flasim për efikasitetin dhe të sigurojnë efikasitetin e gjykatave, duke përfshirë këtu edhe miratimin e hartës gjyqësore, si edhe të sistemit, të flasim pra për sistemin e ri të menaxhimit të çështjeve. Është shumë thelbësore që të shikohet rroli i shkollës së magjistraturës dhe burimi që kanë ata”, tha ai.

Ambasadori i BE theksoi po ashtu se urgjente është edhe që procesi i vettingut të përfundohet. Megjithatë ai tha se kjo duhet bërë duke ruajtur integritetin dhe konsistencën dhe për këtë kërkohet edhe rritjen e afatit të mandatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe të Komisionerëve Publikë.

“Është urgjente që procesi i vettingut të përfundohet. Është kritike që të gjitha çështjet e mbetura të vettingut të përfundohen në periudhën më të shpejtë të mundshme kohore, por duke ruajtur ama edhe integritetin dhe konsistencën e procesit. Që do të thotë, që kjo do të kërkojë edhe një rritje me një afat të caktuar të mandatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe të Komisionerëve Publikë. 

Është në mandatin e Kvuendit dhe qeveris që të përkufizojnë siç duhet këto afate të sakta kohore të kësaj zgjatjeje në konsultim natyrisht me të gjithë grupet e interesit. Por më e përgjithshme do të duhet të themi që kryefjala e kësaj faze të dytë të Reformës në Drejtësi, do të jetë fjala konsolidim, pra në mënyrë që të bëjmë të pamundurën që kjo reformë dhe të mirat e saj të jenë të pakthyeshme, prandaj fuqizimi i vazhdueshëm i profesionalizmit, performancës së sistemit të drejtësisë është fokusi dhe i kësaj konference dhe një nga aspektet kyçe që duhen parë”, tha Soreca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje