Ditën kur e përcolli të birin për në banesën e fundit, nëna e Aldi Ramës publikoi në rrjetet sociale foton e 21-vjeçarit.
Ashtu sikurse edhe në varrimin që u mbajt të enjten në Durrës, aty ku e ëma e tij jeton, edhe në këtë fotografi, komentet nuk janë të shumta. Megjithatë, miq e të afërm të nënës së tij, kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Disa kujtojnë buzëqeshjen e tij, e të tjerë urojnë që shpirti i tij të prehet në paqe. Sigurisht mbështetja më e madhe shkon për nënën që humbi të birin.
“Zoti të dhëntë forcë. Qoftë banor i Xhenetit, engjëll ishte. Zoti i gjykoftë ata që e dënuan”.
“Ngushëllime për humbjen tragjike të birit tuaj”.
“Dhimbja nuk gjen fjalë. U prehtë mes engjëjve të Parajsës”
“Shpirti motrës, shpirti jot u preftë në paqe. Buzëqeshja jote do jetë gjithmonë në zemrën time. Zëri jot në veshët e mi. Të dua. Gjithmonë do jesh gjallë në zemrën time”.
“Ngushëllime për të dyja familjet. Të dy ishin bij nënash. Jeta kjo është, mjafton një moment dhe çdo gjë mbaron. T’ju ketë lënë uratën”, janë disa prej komenteve.
Të martën, Aldi Rama qëlloi për vdekje nënkomisarin e policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, kur ky i fundit e ndaloi për kontroll. Teksa 44-vjeçari iu afrua makinës ku ai ndodhej dhe i kërkoi të identifikohej, 21-vjeçari i tha se “nuk ishte për t’u kontrolluar” dhe e qëlloi me plumb në zemër e në fyt. Pas kësaj u largua me shpejtësi dhe pasi u rrethua nga policia qëlloi veten. 21-vjeçari ndërroi jetë disa orë me vonë në spital.
Ju gazetare shpellare ngelet duke mitizuar plererat e shoqerise. Ngelet duke na sjelle “dhimbjet” e te afermve te ketij preres qe gjeti ate qe kerkonte me kohe. Ikur nje plere dhe tani kemi nje me pak. Ajo putana e ema e tij ne vend qe te denoje veten e saj per ate plere qe polli mallkon te tjeret.
Ne mos kishte vrare veten ai duhet te ishte denuar me varje ne litar ne mes te qytetit. Po ai polici qe u vra nuk ishte djali i nje nene tjeter?
Nje shoqeri qe mitizon kriminelet eshte e denuar qe te shkaterrohet dhe keshtu po ndodh edhe me ne.
Pika qe nuk ju bie ju shpellareve te gazetarise. Ju duhet qe te denoheni per perhapje te frymes se rrugaçeve tek publiku.