Një histori për t’u treguar: Si presidenti italian Matarella ia behu në derën e një vajze, në kërkim të një apartamenti me qira

2 Tetor 2021, 20:45Lifestyle TEMA

“President, nuk e di nëse mundem … A mund të bëjmë një foto”

Çdokush që do të gjendej të mërkurën në orën 4 pasdite në situatën e Alessandrës (emër i trilluar) por historia jo, nuk mund t’i shmangej tundimit për foto

Ishte një pasdite si gjithë të tjerat kur vajza po priste, (siç tregoi pronari i shtëpisë), një qiramarrës potencial që të vinte dhe të vizitonte apartamentin në të cilin ajo jetonte prej disa vitesh me të dashurin e saj.

Çifti do të lironte shtëpinë pak kohë më vonë kur në derë ia behu qiramarrësi i mundshëm, gati për të nënshkruar një marrëveshje qiraje.

Ai nuk ishte as me shumë e as më pak se Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.

I shoqëruar nga vajza e tij, pasditen e të mërkurës 29 shtator, Sergio Mattarella u gjend në apartamentin që ndodhet në zonën verilindore të kryeqytetit dhe kufizohet me qendrën historike, jo shumë larg nga ndërtesa presidenciale.

Apartament i bukur por jo “prestigjioz”, i madh por jo shumë i madh, zonë qendrore por jo shumë qendrore.

Një apartament njëqind e njëzet metra katrorë, dhomë ndenje që rrihej nga drita, aneks kuzhine, dy banjo, tre dhoma

Me pak fjalë, duke pasur parasysh përfundimin e mandatit të tij shtatëvjeçar, kreu i shtetit bën atë që bën zakonisht kur përfundon periudha e qëndrimit në një shtëpi, edhe nëse shtëpia nga e cila do të largohet është Quirinale, ai kërkon një tjetër.

Jo atë në Palermo që e konsideron të vetmen shtëpi. Por, një ambient me qira në Romë

Apartamenti, i cili për Mattarellan ka përparësinë se është shumë afër vendbanimit të njërit prej fëmijëve të tij, duhet të jetë gati deri në dhjetor; ose të paktën kjo duket të jetë kërkesa e qiramarrësit shumë autoritar.

Larg imagjinatës së jetës së kreut të shtetit, ai kërkon apartament jashtë orarit zyrtar i mbrojtur nga çdo sy kureshtar.

Mattarella lëviz për të kërkuar apartament me qira  si çdo njeri tjetër, pa truproje ashtu siç kishte bërë kur mori dozën e parë të vaksinës

Ai zgjodhi një zonë të Romës, u lidh me një agjenci të pasurive të patundshme, kontaktoi ndërmjetësit, caktoi takime dhe, pas një sërë apartamentesh të vizituara, Presidenti italian e gjeti veten në dhomën e ndritshme të shtëpisë së zënë për disa kohë nga Alessandra dhe i dashuri i saj

Kërkesa e vajzës për ta fiksuar përgjithmonë në kujtesë – edhe në atë të telefonit celular mban diçiturën: një pasdite për të mos u harruar

Mattarella pozoi me vajzën. Ata të dy buzëqeshën nën maskë para aparatit celular…(SI)

17 komente në “Një histori për t’u treguar: Si presidenti italian Matarella ia behu në derën e një vajze, në kërkim të një apartamenti me qira”

  1. 1 says:

    Shtetaret tane te rangut te pare duke lexuar kete lajm tallen.Mendoni BERISHEN, METEN, NANON, RAMEN etj pusht-etar mbasi mbarojne mandatin te kerkojne shtepi me qera.Epaimagjinushme

    1. Niku says:

      Keta tanet nuk kane asnje lloj lidhje me cfar ndodh jashte kufijve. Jetojne ne boten e tyre “te mrekullushme”.. prandaj “imagjinata” e tyre ndalet ne Rinas apo ne cdo pik kalimi kufitar.

    2. ?????????????????? says:

      Edhe ilir Meta Sali Berisha ,Fatose Nano,dhe Edi Rama Turku Erdogani, por kerkone shtepi me qira??? O për pak sa harrova se kane disa vila në zone më të shtret të Shqiprise.. në Lalze Suarrel e Vjen… Ketu eshte dallimi midis Turqve Otomane Talibane dhe Evropjanve…

  2. azbiu says:

    Bure dhe shtetar fisnik.jo si keta tanet qe skishin breke dhe tani jane me vila me sherbyese.mos ihengeshi.u zente qimja.

  3. shqip says:

    Shtetarët tanë nuk janë as shtetarë. Janë banditë të veshur me kostum politik . As të zgjedhur jo, sepse 4, 5 mijë vota nuk janë zgjedhje për tu bere shtetar. Sa më I pasur vendi, sa më i zhvilluar në shumë aspekte, aq më i thjeshtë shtetari. “Sheikëve” nuk u intereson zhvillimi. Sa më i varfër dhe i pa ditur populli, ( delet), aq më tiran bëhet “shtetari”. E fusim në thonjëza se në fakt këta të Shqipërisë janë një tufë gomeresh e gangsteresh që ndajnë gjënë e vjedhur.

  4. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Edhe presidenti jone i shkarkuar,po kerkon nje vile per ta blere.
    Gjynah se ne lalez ka moniken me macen sasha,femijet ne Londer ne nje vile te thjeshte.

  5. k says:

    Matarella eshte njeri me autoritet te lartë qe i rrjedh nga pastërtia kristaline e jetes së tij.
    Ju lutem, mos tentoni ndonjë krahasim me ato degjeneratat e politikaneve hajdutë të korruptuar shqiptarë.

    1. Piro says:

      Keta njerez meritojne titullin president dhe te respektohen nga populli vet. Burra te drejte e te sinqerte, te perkushtiar ndaj punes, pjelle e shoqerive te kulturuara.

  6. Alex says:

    Sandro Pertini ex Presidenti më i dashur per italianet bandi né shtepi me qera gjate gjithe jetes. E kishte mare shtepine me qera né vitet 50 tè. Dy dhoma e nje sallon ndenje. Poshte catise e nuk e la edhe kur u be president.

  7. Meri says:

    Po cfare shtepie me qira te kerkoje presidenti yne, qe ka vila ku t’ja doje qefi dhe ne secilen banjen e 13-te e ka per macen dhe te 14-ten e ka per qenin

  8. Nje mergimtar says:

    E pse te kerkojne shtepi me qira,kur sa jane ne pushtet kane ngritur vila perallore qe me pagat e marra nuk do te arinin te blinin apartamente me siperfaqe modeste.Kjo eshte e verteta e pushtetareve te vendit tone.

  9. Shembull domethenes says:

    Me siguri qe Matarella ka ndjekur shembullin modest te presidentit tone te dashur Ilir Meta

  10. Emigranti says:

    … Jo vetëm Matarella , por edhe një emigrant i cili punonë prej vitesh në perëndim e ka mundësinë të blejë një shtëpi normale … Edhe këtu në perëndim ka shumë njerëz në atë moshë që marrin një banesë me qira sepse nuk duanë të blejnë , por jo se nuk munden … Pabarazia , korrupsioni dhe dukuri të tjera janë më se normale në kapitalizëm … Nuk jam kundër , por as adhurues … Me punë dhe djersë bënë një jetë normale …

  11. alphade says:

    Pushtetaret tane duhen djegur me napalm ne Sheshin Skenderbej !
    Kaq I thjeshte eshte problemi per t’u zgjidhur ! Pushtetaret tane ngrysen
    “zhelane” dhe gdhihen super te pasur: Saliu, Meta,Basha,Bode,Rama ,
    etj.etj…….!!!

  12. rexha 10 says:

    KETA TANET NUKE E DIME SE SA SHTEPIA KANE ,PORE JO TE VENDOSUR ME EMERIN E TYRE ,DHE KURRE NUKE TA LESHOJNE PA TA MARRE INTERESIN TREFISH.VETEM PROKURORET ,DHE GJYKATESIT JA KA LENE PESHQESH VJERRI APO VJERRA ,KUNATI NGA NJE SHTEPI PER KOKE.LERI PASTAJE STUDIOT KU I KANE BERE SI BUNKER DHE BEJNE PIKTURA APO SI SALA ME FLORIRIN QE BEJNE PLANE SE KUJTE TIA SHESIN ,PERPARA SE SPAKU I EDIT TIA SEKUESTROI PER TIA SHITUR DHE PARATE JA JEPE NE DORE ME ZARFE ILIRIT ,APO SALIUT. LERE QE KA SA TE DUASHE QE TE MARRIN PARATE ,DHE STE JAPIN SHTEPINE.

  13. . says:

    Njeriun e drejton kultura vetvetja dhe filozofia personale ,natyrisht qe brezi qe doli nga ish shteti komunist jane keta karagjoze boterore qe kane avione private ,miliona euro, vende per tu argetuar me orgjite dhe etja e tyre per para ka ardhur nga varferia e identitetit ,injoranca ,grykesia, lakmia dhe shperberja e personalitetit ne nje rruge pa nder dhe lavdi patriotike per kombin e tyre.

  14. Arbër says:

    A dini gjë, ku do jetë “Shurrëtorja” e radhës e saliqenit!
    Se, më ka shtrënguar keqas…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje