Fotoja që ka përlotur të gjithë: Djali me leucemi ngushëllohet në tualet nga motra e tij

4 Tetor 2021, 22:25Lifestyle TEMA
Fotoja që ka përlotur të gjithë: Djali me leucemi

Fotoja e një djali 3-vjeçar të quajtur Beckett Burge me motrën e tij Aubrey që është shpërndarë në mediat sociale, ka thyer zemrat e të gjithëve.

Kjo foto tregon momentin kur 3-vjeçari i sëmurë ndodhej në një tualet në vitin 2019 gjatë betejës së tij me leuceminë akute limfoblastike.

Nëna Kaitlin ka treguar se Aubrey e vogël, tani shtatë vjeç po i fërkonte shpinën, ia pastroi fytyrën dhe po ia lau duart vëllait të saj.

Vajza madje e mbajti në krahë vëllain e saj më të vogël dhe e vendoste në divan pasi ai ishte shumë i dobët. Dy vjet më vonë, gjashtë-vjeçari Beckett është kthyer në shkollë dhe ka përfunduar kimioterapinë javën e kaluar duke i sjellë gëzim të gjithë mjekëve dhe infermierëve që po e kuronin, shkruan “Mirror”.

Por nëna e tre fëmijëve pranon se Aubrey ende luan rolin e mbrojtësit të të vëllait duke shprehur se dyshja kanë krijuar një lidhje të pazëvendësueshme.

“Kur ai po kryente kimioterapinë Aubrey ishte më shumë një figurë e nënës për të, por tani ajo ka filluar të vërejë se Becket është larguar, ai dëshiron të jetë pak më i pavarur. Aubrey mërzitet kur përpiqet ta ndihmojë dhe ai e refuzon duke i thënë, “unë mund ta bëj vetë”.

Mbrëmë, ai u sëmur dhe ajo ishte atje duke qëndruar prapa tij, duke u kujdesur që ai të mos vjellë. Ajo po e mbante atë dhe pastaj i tha atij një dezinfektues të duarve duke thënë vëre këtë në duart e tua”, është shprehur nëna.

Familja filloi të merrte frymë lirisht kur mjekët i thanë se nuk ka më kimioterapi për Becket, tani mund të largohen nga spitali për mos të ardhur më kurrë, kjo ishte dita më e lumtur për të gjithë familjarët e tij.

1 komente në “Fotoja që ka përlotur të gjithë: Djali me leucemi ngushëllohet në tualet nga motra e tij”

  1. Shkodrani says:

    Në fillim u trishtova, por në fund të artikullit u gëzova. Në vështirësi, krijohen lidhje njerëzore që as mendja nuk ta kap, që shërojnë shpirtin dhe rrisin imunitetin për të përballuar vështirësi të paimagjinueshme. Shëndet çunit dhe lumturi familjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje