Çdo ditë para spitali Infektiv është një panoramë e trishtë, ku familjarët e të infektuarve presin me padurim përmirësimin e gjendjes së të afërmve të tyre jashtë perimetrit të sigurisë me shpresën se një punonjës i spitalit do të kthejë kokën nga ta.
Në fotot e shkrepura duken disa prej tyre që mbajnë me vete qese me rroba dhe ushqime të paketuara nga shtëpia për të afërmit e tyre.
Ndërsa në vend aktivë me covid janë 8,951 pacientë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar se në spitalet covid janë duke marrë trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar.