I mbaroi urdhri i mbrojtjes, nëna dhe dy fëmijët nxirren në rrugë

4 Tetor 2021, 21:05Sociale TEMA

Një nënë me dy fëmijë e dhunuar nga burri kërkon ndihmën e Fiksit. Kësaj here dhunuesi i saj nuk është bashkëshorti, por Qendra Residenciale e Grave  ku ajo ka qëndruar deri më sot.

Për gazetarët e Fiksit ajo tregon se ka patur urdhër mbrojte për të qëndruar në këtë qëndër. Por ditën që Fiksi ka qenë aty i ka përfunduar edhe afati i urdhërit të mbrojtjes. Drejtuesit e qendrës i kanë thënë që të mbledhë rrobat bashkë me fëmijët e saj dhe të dalë jashtë qendrës.

Me lot në sy kjo nënë rrëfen se për të do ishte më mirë të duronte të rrahurat e bashkëshortit, sepse dhuna psikologjike e ushtruar nga drejtuesit e kësaj qendre dhe i gjithë personeli paska qenë e papërballueshme për të.

Zonja tregon se në këtë qendër sociale kanë mbetur vetëm dy gra, ku njëra prej të cilave ka fëmijë. Ndërkohë që personeli është i plotë duke filluar që nga punonjëset sociale, psikologe apo punonjëse të tjera. Gjithashtu ajo rrëfen se trajtohen shumë keq nga ky personel, por nuk ka mundur të denoncojë më parë se nuk ka patur ku të shkojë dhe aq më tepër sot që i ka mbaruar urdhëri i mbrojtjes.

Drejtuesit e kanë dëbuar nga kjo qendër bashkë me fëmijët e saj  dhe zonja nuk ka ku të shkojë, pasi është nga fshatrat e thellë të Hasit. Fëmijët e saj 5 dhe 7 vjeç kanë shkuar në kopsht dhe në shkollë dhe tani që ju ka mbaruar urdhri i mbrojtjes janë në rrugë.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare komunikojnë menjëherë me drejtuesit e Shërbimit Social Shtetëror. Pas këtij komunikimi çantat e zonjës dhe të fëmijëve merren nga rruga dhe rikthehen sërish brenda qendrës. Gjithashtu Shërbimi Social Shtetëror thotë se gruaja dhe fëmijët do qëndrojë edhe disa ditë në institucionin ku kanë qëndruar për 1 vit.

Më pas kësaj zonje do i sigurohet strehimi në një banesë me qira dhe akomodimi i saj dhe fëmijëve do të paguhet nga organizata joqeveritare. Emisioni Fiks Fare arriti që kjo nënë me fëmijët e saj jo vetëm të mos lihej në mes të rrugëve pa shpresë, por t’i sigurohej edhe strehimi pa asnjë kosto për të!

2 komente në “I mbaroi urdhri i mbrojtjes, nëna dhe dy fëmijët nxirren në rrugë”

  1. rexha 10 says:

    MA KJO QENDER REZIDENCIALE ESHTE PRIVATE ,APO SHTETERORE???????O MAJMUNAT E SISTEMIT ,MESONI TE PAKTEN NJE HERE TE VETEME QE TE VEPRONI SIMBASE LIGJIT ,DHE MOSE VEPRONI SI EDUKATORJA E KOPSHTIT QE RRIHTE FEMIJET .PERSE JENI MESUAR QE TE JETONI VETEM ME FRIKE ??
    KUSHE E MORI VENDIMIN PER TA NCJERRE JASHTE REZIDENCES KETE GRUA QE ASE ZONJE NUKE MUNDE TI THUASHE SE NUKE KA CATI PERMBI KOKE ,LERE PASTAJE SE SA HERE USHQEHET NE DITE NGA KETA BIRBAN TE SISTEMIT TE KORRUPTUAR TE INJORANTEVE TE BASHKISE .
    KU ESHTE KY ERI I BASHKESISE SE TIRANES ,APO PO VJELE AKOMA FIQE PER TE GJATIN.SHIHENI SE ME ASISTENCE PO JETOJNE EDHE DEPUTETET QE KENI NE PERLAMENTE.

    1. asnjeansi says:

      Meso te shkruash me germa te vogla , nuk mund te lexohet nje shkrim i tille , se te qorron syte . Meso rregullat drejtshkrimore , kur perdoren germat e medha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje