“Cari i PD-së ka ç’t’i bëjë Pjetër Arbnorit. Dhe, besa, i ka bërë boll, deri sa e ka lënë jashtë Parlamentit dhe pa punë, pa rrogë. Ai është përjashtues”.
Këto janë fjalët dhe vlerësimi i fundit që Pjetër Arbnoni ka thënë për Sali Berishën. Biseda zhvillohet në mes të verës së vitit 2006. Uran Butka, që e risjell në këtë kohë kur Berisha është lënë jashtë grupit të PD-së, thotë se kjo ishte “kafja e fundit me Pjetër Arbnorin”.
Më tej dialogu i risjellë i thotë të gjitha. Një qëndrestar i pathyer nga regjimi komunist, që ndihet i pafuqishëm për të ndryshuar “Carin” e ri në PD, tashmë Kryeministër. “Ai është përjashtues”, thotë Pjetër Arbori. Edhe më shumë lexohet në rrëfimin e Butkës.
Biseda e të dyve e cilëson qartë Berishën si një njeri që nuk e sulmon demokracinë, votën brenda PD-së, por edhe si një person që nuk e ndihmoi në fund të jetës Arbnorin, “mikun” politik të gjithë atyre viteve.
Biseda e sjellë nga Uran Butka është rrëqethëse po të kesh parasysh malin e diturisë dhe vuajtjes që përfaqëson Pjetër Arbnori.
“Gjatë këtij viti i kam kërkuar takim për punën time, se nuk jam as në qiell, as në tokë, po nuk më ka pritur. Së fundi, më dërgoi një mesazh me celular: ‘Takohu me shefin e kabinetit, Arben Imamin’”.
Arbnori vdiq pas kësaj bisede, pas një operacioni që nuk rezultoi i suksesshëm.
Nga Uran Butka
Një ditë para se të shkonte nga kjo botë, Pjetër Arbnori më mori në telefon.
Pimë një kafe? – më pyeti. – Te Kullat.
-Mirë, – i thashë dhe u nisa.
Për çudi nuk lamë orë të caktuar. E nënkuptuam kohën. Në lokalin luksoz të katit të dytë prita veç disa sekonda. Ishte veshur me një kostum gri të hapur në të bardhë, që i shkonte shumë dhe e tregonte më të ri. Fytyrëqeshur dhe i qetë, si gjithnjë.
Porositëm kafet.
-Nesër do të shkoj në Itali, – më tha. – Jam i ftuar në një takim ndërkombëtar. A mund t’i bashkosh të dyja temat në një?
-Patjetër.
Të nesërmen, në ditën ndërkombëtare të viktimave, do të bëhej një konferencë në Tiranë, ku do të fliste Arbnori për viktimat e burgjeve komuniste, ndërsa unë për viktimat e jashtëburgjeve.
–Nëse më lejon, do të them edhe për ju diçka, kuptohet për përpjekjen politike socialdemokrate, që u bë shkak për burgimin tënd, – i thashë.
-Fol për ata që s’janë më, për ata që s’ka kush flet, jo për ne të gjallët.
-Unë flas edhe për të gjallët, edhe për të vdekurit.
-E di.
U bë një heshtje e gjatë. I rrufitëm të menduar kafetë.
M’u duk sikur dallova në thellësi të syve të tij një hije trishtimi.
–Zoti Pjetër, – i thashë, – ju keni arritur në jetën tuaj disa kulme. Ishit në burg dhe mund të mos kishit dalë i gjallë. Por ja që qëndruat fort dhe dolët. Pak i moshuar, burgaxhi dhe punëtor krahu jashtë burgut, por jashtë një burgu tjetër më të madh, mund të mos krijonit dot familje. Por ja që e krijuat një familje të mirë dhe kini dy fëmijë të mrekullueshëm. Arritët të bëheshit Kryetar Parlamenti dhe të dilnit s’andejmi me qafë të hollë dhe me faqe të bardhë. Së fundmi, keni botuar disa libra, që ju kanë nderuar në fushën e letrave. Jeni një personalitet që e kapërceni edhe PD-në. I paprekshëm. Atëherë, përse nuk e ngrini zërin më fort, zoti Pjetër?
U habita edhe vetë për ato që thashë me një frymë. Siç duket, më ishin mbledhur brenda vetes mendimet dhe dolën natyrshëm.
Ai nënqeshi, po nuk foli.
Unë qëndrova në timen:
-Kur Cari i PD-së e shton zullumin dhe flak tej çdo zë ndryshe, pse nuk e pengon? Ti ke të drejtë më tepër se kushdo tjetër ta bësh këtë gjë.
-Të gjithë e kanë këtë të drejtë.
Unë sërish ngulmova.
-Dikur, Cari i Rusisë ishte në përplasje me Tolstoin. Gazetat e Perëndimit shkruanin: “Cari s’ka ç’t’i bëjë Tolstoit, Tolstoi ka ç’t’i bëjë Carit”… Ty Pjetër, s’ka ç’të të bëjë Cari i PD-së!
-Ti mendon se kam frikë? Frikën e kam humbur qysh kur provova burgun, vdekja s’më hyn në sy, se e kam prekur disa herë.
-Edhe në grevën e urisë për një grimë shkove e vajte në atë botë.
-E kisha përnjëmend.
-Nuk bëhet fjalë, – i thashë. – Ishte grevë për fjalën e lirë.
-Pikërisht.
-Po kur fjala e lirë shpesh pengohet edhe brenda PD-së, si i bëhet? Mos duhet të heshtim?
-Përballjen kryesore e kemi me pushtetin, – tha ai.
-Ndërsa unë mendoj se përballjen e parë duhet ta kemi me veten
-Të përgëzoj për kurajën që ke. Për çdo gjë që s’ecën ti e ngre fort zërin, qoftë edhe ndaj Njëshit. Ndërsa unë kam mënyrën time të të thënit të gjërave. Qetë-qetë. I kam shprehur mendimet në Kryesi, por ia kam thënë edhe veçmas Berishës në zyrë, megjithatë ai nuk ndryshon. Ashtu është gatuar. Edhe gjatë këtij viti i kam kërkuar takim për punën time, se nuk jam as në qiell, as në tokë, po nuk më ka pritur. Së fundi, më dërgoi një mesazh me celular: “Takohu me shefin e kabinetit, Arben Imamin”!?
-E pabesueshme! – ia prita unë.
-Ja që është e vërtetë.
-Nuk është më e dobishme t’i themi gjërat vetëm midis nesh, duhet t’i themi me zë të lartë, që të na dëgjojnë edhe të tjerët. Si do ta ndryshojmë mendësinë apo ndërrimin e tyre? Qoftë edhe të Njëshit…
-Kjo gjë nuk bëhet menjëherë, kërkon durim dhe kohë.
-Po kohën njerëzit e bëjnë. Dhe kur koha kalon, çdo gjë bëhet edhe më e vështirë, ndoshta e pakohë. Aq më tepër që në PD po bjerret demokracia dhe theket autoritarizmi i Njëshit.
-Shqiptarët ende shkojnë verbërisht pas më të fortit, pas Njëshit, jo pas arsyes.
U nder mes nesh një heshtje e mundimshme. Për herë të parë, në thellësi të tij vura re një trishtim të pashprehur. Asnjë herë ai nuk ishte thyer, ndoshta as tani, por gjithsesi mërzia e tij e dëlirtë më preku.
-Kur unë kandidova për kryetar të PD-së duke rivalizuar Berishën, ai ma largoi nga komisioni i numërimit të votave përfaqësuesin tim në atë komision. E dërgoi me shërbim në Shkodër, megjithëse ishte ditë e “dile”…
-E di. Kjo ndodhi edhe me mua, katër vjet më pas, më 2001-shin, kur kandidova për kryetar të PD-së. Përfaqësuesin tim në komisionin e numërimit të votave e hoqi nga komisioni. Shkak u bë fjala ime në kongres, kur u duartrokita me thirrjet “Butka, Butka!”. Atëherë Berisha thirri Ritvan Boden dhe i tha që ta hiqte përfaqësuesin tim mbikëqyrës në komision, kryetarin e PD-së së Kolonjës. Arsyeja është se Berisha, edhe kur është i sigurt që fiton, ka frikë nga vota e lirë, ka frikë nga kundërshtari zgjedhor, edhe kur ai nuk e rrezikon.
-Këtë aspekt nuk e di, tundi kokën në mënyrë mohuese, Pjetri. E di që kandidove për kryetar në një moment të vështirë për PD-në, kur PD-ja rrezikonte të mbetej vetëm me një kandidat për kryetar, Berishën, pas largimit të Pollos. Ti e shpëtove PD-në nga një zgjedhje moniste dhe nga shkelja e statutit, që kërkon dy a më shumë kandidatë.
-Kemi bërë diçka, por jo gjithçka.
-Ti je më i ri dhe duhet ta vazhdosh përpjekjen.
-Edhe ti je i fortë dhe i paprekshëm, i thashë sa për t’i ngritur humorin. Sa për të tjerët, s’i dihet se çdo të ndodhë.
-Askush sot nuk është i paprekshëm, por në mënyra të ndryshme. Edhe unë. Cari i PDsë ka ç’t’i bëjë Pjetër Arbnorit. Dhe, besa, i ka bërë boll, deri sa e ka lënë jashtë Parlamentit dhe pa punë, pa rrogë. Ai është përjashtues. Ndërkohë, dua të punoj, të kem një punë, qoftë edhe në administratën e PD-së, se jam në gjendje të mirë shëndetësore, por edhe sepse i kam fëmijët të vegjël. Mirëpo…
E preu fjalën.
Heshtje.
Pas pak u ngritëm.
-Kur do të nisesh? – e pyeta.
-Nesër.
-Të vesh e të vish shëndoshë!
Po ai nuk u kthye.
Kishte ligjëruar në konferencë ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, që e kishte pikë të dobët, devizë dhe përkushtim qytetar, mandej ishte operuar nga prostata, por për fat të keq bëri trombozë pasoperatore. Iku pa pritur dhe i dëshpëruar nga kjo botë, Pjetër Arbnori.
Shqiptaret ende shkojne verberisht pas me te fortit, pas Njeshit, jo pas arsyes.Fjale lapidar te Arbnorit.
Dhe me e keqja eshte sote se Sali Berisha po merr turrin neper Shqiprie per të ndersyre Shqiptaret kundra Amerikes veq per te shpetuare veten dhe familjen e ti nga burgu .. Kuse ky hajduti i tjeter Edi Rama shkone nga Turqija dhe lindja veq per te mose krijuare shtet ligjore dhe Evropjane ne Shqiprie dhe ju thote shqiptarve se ju jeni Turqe.. Dhe kaqe meritoni… ky tregim i Pjetrit nga teregone se sa Enverist dhe komunist ka qen ky horri Sali vrasi .. Sali Berisha Edi Rama me shoke kane nje urrejtje pathologies per njerzit e mire me kulture dhe me shpirte te hapure dhe demokrate
Mos pi po bej fiskulture o rrote cari se ja ke fut si kau peles.Me turqine e lindjen ka marredheniet e gjithe bota.
O ‘taulant’.. mos u fsheh pas emrit te lashte…!Kosova eshte pjese integrale e shqiperise qe e dine jo vetem bota e qyteteruar, por edhe majmunet(pervec teje). Shqiptaret e Shqiperise natyrale ,kane dialektet e tyre qe jane seicila me e bukur se tjetra- qe dialektet jane si deget e gjethet qe formojne Pemen e bukur gjuhen e lashte e te bukur shqipe>. E dime armiqte e urrejne kete Gjuhe Hyjnore ! Nuk ka nevoje te aprovohet prej injoranteve a armiqeve. Ajo po lulezon bashke me kombin tone. Ne Veriun shqiptare flitet dialekti ,gjuha shqipe dhe valon Flamuri shqiptare. Jo lirshem eshte ne jugun shqiptarePreveze-ArtaO ‘taulant’.. mos u fsheh pas emrit te lashte…!Kosova eshte pjese integrale e shqiperise qe e dine jo vetem bota e qyteteruar, por edhe majmunet(pervec teje). Shqiptaret e Shqiperise natyrale ,kane dialektet e tyre qe jane seicila me e bukur se tjetra- qe dialektet jane si deget e gjethet qe formojne Pemen e bukur gjuhen e lashte e te bukur shqipe>. E dime armiqte e urrejne kete Gjuhe Hyjnore ! Nuk ka nevoje te aprovohet prej injoranteve a armiqeve. Ajo po lulezon bashke me kombin tone. Ne Veriun shqiptare flitet dialekti ,gjuha shqipe dhe valon Flamuri shqiptare. Jo lirshem eshte ne jugun shqiptarePreveze-Arta-Janine=selanik…… Ceshtje kohe….dialekti zbukuron gjuhen shqipe!-Janine=selanik…… Ceshtje kohe….dialekti zbukuron gjuhen shqipe!
O WAWWW. BESOJ SE JE KOQEVAR KJO NGA MENYRA SI E SHKRUAN SHQIPEN. PER JU KOQEVARET ALFABETI NUK KA 36 GERMA POR NJA 25.
ÇFARE MUTIN KENI QE SHKRUANI KETU O KOQEVAR.
O ‘taulant’.. mos u fsheh pas emrit te lashte…!Kosova eshte pjese integrale e shqiperise qe e dine jo vetem bota e qyteteruar, por edhe majmunet(pervec teje). Shqiptaret e Shqiperise natyrale ,kane dialektet e tyre qe jane seicila me e bukur se tjetra- qe dialektet jane si deget e gjethet qe formojne Pemen e bukur gjuhen e lashte e te bukur shqipe>. E dime armiqte e urrejne kete Gjuhe Hyjnore ! Nuk ka nevoje te aprovohet prej injoranteve a armiqeve. Ajo po lulezon bashke me kombin tone. Ne Veriun shqiptare flitet dialekti ,gjuha shqipe dhe valon Flamuri shqiptare. Jo lirshem eshte ne jugun shqiptarePreveze-Arta-Janine=selanik…… Ceshtje kohe….dialekti zbukuron gjuhen shqipe!
Motra jote o Taulant ka tjeter opinion per koqet e varme.
I pash ne pasqyre koqet e mia dhe i kisha dhe une te varme.
Biles jo vetem te varme por dhe te fryme prandaj kane nevoje
qe te zbrazen e ma jep nr e satmotre qe tja marr pershtypjen.
Te fala nga Edkar Madhi.
Ti rruac koqet kosovareve . Trupak
E vertete! Dhe ky eshte realiteti edhe sot…
Ja kush eshte Sali Berisha,vret dhe hedh ne rruge njerzit e partise se tij per te ruajtur bythen e tij.
Ne te vertete Berisha ke te meta, por keta dy presona nese moren nje emer kete e kane prej Berishes. Njeri me medioker se tjetri. I lepiheshin sa ishin ne parlamentr me tej kur e pane veten se pa parlament ishin pa vlere, iu kthyen Berishes. Ne te vertete qe te dy nuk jepnin dot dhe parlementin e shihnin si mundesi per nje rroge.
Ne te vertete ka diçka qe nuk shkon ne kete bisede. Duket shume e sajuar, si pjese letrare, se nuk mund te mbahen mend fjalet e sakta te bashkebiseduesve pas shume vitesh. Po ta kishte sjelle me shkurt, do te ishte me e besuar.
Ne te gjithe keto une shikoj vec lufte “me gjak ne dhembe e ne kthetra”, nje lufte te paprincip per pushtet, por aspak per atdhetari. Sali Berisha ishte djall por keta ia hapen rrugen dhe madje e kane ndihmuar djallin te behet CAR .
Pjetri kishte gelltitur nje luge corbe te prishur qe ne rini , ndaj personaliteti i tij perballe publikur eshte zero.
Familja Xhepa Xhepa ne Elbasan, Musai, Suzana dhe Mustafa Xhepa ( i njohur si Muc ose Gugu ) ishte ne dispozicion te sigurimit te shtetit .
Po ku je or gjigand, or arshive e pashtershme, or erudit!! Po Muci thote qe sigurimi e survejonte, bile ne nje shkrim e permend edhe Sulo kinezin qe shkonte tek biblioteka dhe e survejonte nga xhami i jashtem se cfare bente Muci ne biblioteke. Si ta kuptoj kete Llazi? Shume faleminderit per pergjigjen.
Pjetri paska dashur ta merrte makina e funeralit direkt nga salla e parlamentit.
Ashtu eshte z.Butka.Keto fjale do kishin peshe tjetër 30-te vjet me parë
.
Qe ne momentet e para te çfaqjes se tij,Saliu çfaqi dukshem tiparet e nje diktatori te ardhshem,ndoshta te rralle,e te marë.
M.gj.a. me mirë vonë se kurrë.
Sot eshte detyre mbare popullore,qytetare intelektuale,patriotike,demaskimi i ketij antisgqiptari,ndoshta te pa perseritshëm.
Pjeter Arbenori ishte njeri me ide te qarta. Rezistoi forte, ne komunizem dhe demokraci. Po shqiperia eshte lindje, nje vend i veshtire, ku njoranca dhe veset jane me te forta se virtuti dhe dija.
Shqiptarë, ergo, legena. Dinë të shajnë “mas pilafit” kur ja kanë futur. Parimori , denoncon në moment, jo kur I heqin rrogën. Berisha eshte satrap mizor, por edhe ata që e ushqyen dhe serviloheshin.
Tamam, ngriheshin per te protestuar, kur Saliu ju priste edhe rrogen.
Per sa kohe i hidhte ndonje kocke, edhe keta servila nuk e ngacmonin.
Eshte e turpshme kjo bisede, duket parimore, por ne fakt Pjetri eshte i pakenaqur se ka ngelur pa pune.
Ndersa sa per Butken, duket sikur thote: Doni me per Belulin?
Pse e shkruan italisht cari, shkruaje shqip me k. Berisha, kari i PD.
Mos hani genjeshtra. Nje deputet qe s eshte si Arbnori, ne baze te ligjeve ne fuqi merrte me shume se 1 milion leke te vjetra ne muaj pension. Mos edhe deri 1 milion e 500 mije. Kaq per sot.
Arbnori e Meksi ishin HAJDUTËT e parë të SHQIPËRISË.
Shkuan deri aty sa dërgonin me anijen(e tyre) refugjatë dhe drogë në Greqi,Korfuz.
E kishin cmimin e kripur shumë, por ishte e SIGURTË që stë kapte njeri.
Saliu kishte dosjen e Sigurimit te shtetit per Pjeter Arbnorin dhe per Uran Butken qe duke pasur babane te pushkatuar nga komunistet, Partia i dhe te drejte studimi ne Universitet!!!
Foli Arbnori dhe e hengri pas qafe. Nje nga viktimat e drejtperdrejta te dores se gjate te Berishes.
.
Me gjithate si mund te lesh pa nje pune Pjeter arberorin o E rvehe????????
Pjetri perveç se kishte bere Burg Politik, e theksoj Politik sepse shume te tjere ishin burgosur per krime ordinere dhe pastaj tundnin statusin e te perndjekurit politik, pra perveç ketij fakti, Pjetri nuk kishte ndonje vlere ntelektuale (pas gjithe atyre viteve Burg, kuptohet ).Pra e thene troç Pjetrit ju be dhurata me e mire e mundeshme nga Berisha dhe per kete nuk kishte pse ankohej.
Perveç ktij fakti BUTKA duhet ta dije shum mire se pati kerkese te forte Berisha nga elektorati qe Pjetri te mos vihej ne listen per deputete. Dhe duhet tju mbahet mend kur Berisha Deklaroi “kandidatura e Arbnorit nuk diskutohet “.Ndoshta kjo qe Hera e fundit qe ai e mbeshteti Arbnorin.
Ma mire vone se kurre.! Butka ben mire qe na ekspozon keto te verteta. Por Carin e PD e ben dhe kompromiset e Butkes, Arbenorin e te tjereve. Kandidimi i Butkes per kryetar PD ishte siç thote fjala urte “me ka thene nena me la gojen” Kompromiset e pa principta per interesa personale e sollen PD ne nje situate ku Berisha i pa principt abuzoji deri ne fund me keta njerez duke i shfrytezuar deri ne fund e pastaj i flakte. PD nuk e kenetezoi vetem Berisha por dhe keta!
Më kanë bërë gjithmonë përshtypje fotot e viçidolasit gjatë periudhës 1992 – 1996. Foto tipike të një maloku që i ka hipur kalit dhe mendon se kurrë nuk do të zbresê më. Një shpellar i bërë president!
si iua nxe goja te shani Arbnorin e ti thurni lavde nje krimineli si Sali Berisha!.. Ju qofshi o njerez. Saliu eshte pjelle e nje diktature qysh ne origjine familiare dhe ne politiken qysh para viteit 1990! Kur Pjetri vuante burgn salihi pinte kafe tek familja e Enverit. O njerez, hapni syte e veshet. Mos flisni marrezira, Teli
Peshen e partise private te shpellarit e kane mbajtur te gjithe bashke ,dhe te gjithe jane te lyer me mut qe nga koka deri tek kemba,dhe nuk eshte per te ardhur keq se mbollen ,papunesin ,korupsjonin ,kurverine ,hajduterine te gjitha poshtersite e botes sa hariten per pasuri helmonin me kafe dhe njerzit e tyre te pislleqeve,SHQIPERIA ka humbur shume nga qelbesirlleqet e partise SHPELLE.
Saliu,s’ka ecur ne rruge “te pa shkelura”.Rrugen e ka mesuar nga Enveri,mesimet e tij ne luften e klasave i zbatoi me perpikmeri.Pjeter Arbenori e te tjere,ish te persekutuar,i duheshin Atij per garniture,qe te dukeshin se ishin te hapur dhe PD-ja ishte force demokratike.Ne qoftese Enveri te bente nje “gjyq fallco”,Saliu te eleminon me”Aksidente” ose duke te braktisur pa te ardhura.Kete metode ka dhe ky qe eshte sot ne krye te vendit.
@Llazi, shoku i Hajros
Mustafa Xhepa eshte :
Impotent seksual
Spiun dhe ndyresire e sigurimit te shtetit
Qelbesir si ai e jema, dhe i jati
Mitoman
Psikopat
Ti moderator qe nuk mi publikon komentet je pak apo shume nje diktator e kelysh Komunisti,kaq kisha per ty e soin tende.