Koronavirus në Kosovë: Regjistrohen 38 raste të reja dhe 2 viktima

5 Tetor 2021, 15:40Rajoni TEMA
Koronavirus në Kosovë: Regjistrohen 38 raste të reja dhe 2

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Bëhet e ditur gjithashtu se 2 persona kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e fundit.

Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379. Në total numri i rasteve aktive është 1.895.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës. Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje