Kryeministrja serbe përplaset me presidentin kroat: Ik moj… Ne jemi në BE, ju jo

5 Tetor 2021, 16:15Rajoni TEMA
Kryeministrja serbe përplaset me presidentin kroat: Ik moj… Ne jemi

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic u përplas verbalisht në distancë me kryeministren serbe, Ana Bërnabic, pas deklaratës të kësaj të fundit e cila është shprehur se nuk është kryeministre e serbëve të Bosnjes e Hercegovinës, në një kundërpërgjigje ndaj Milanovicit që kishte thënë më herët se është president edhe i kroatëve në Bosnjë.

Milanoviç ka thënë se nuk i dëgjon deklaratat e kryeministres serbe ose siç tha ai, “të sajat ose ndonjë prej heronjtë e epokës së keqe. Ne jemi në BE, ata nuk janë. Nëse vazhdojnë kështu, pyetja është se kur do të ndodhë”, tha Milanoviç.

Bërnabiç një ditë më parë në Mostar u pyet nëse është kryeministre e serbëve që jetojnë në BeH, pasi Milanoviq tha se është president i kroatëve atje.

“Nuk e shoh kështu. Deklarata e Milanoviq ishte e pabesueshme për mua dhe ishte e pabesueshme që nuk pati reagime, madje as nga Bashkimi Evropian. Unë jam kryeministre e Serbisë dhe pozicioni im ka një homolog në BeH”, ka thënë Bërnabiç.

4 komente në “Kryeministrja serbe përplaset me presidentin kroat: Ik moj… Ne jemi në BE, ju jo”

  1. Qytetar says:

    Shume te drejte la K/ministri i Serbisë…..bosnja e ka nje kryeministër. Kjo e presidentit kroat është thjesht deklaratë populiste ballkanike. Turp per europën që nuk reagon ndaj kroacisë.

    1. I says:

      Ik mor debil atehere kane te drejte edhe per kosoven. Kroacia eshte mike e shqiperise

      1. ben says:

        sakte.
        Serbia eshte armike e Shqiptareve. Kroatet jane vellezerit tane.

  2. Sara says:

    Koratet e Bosnjes kane te drejte vote ne Kroaci keshtu qe ne rreull eshte ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje