Gledis Nano ka marrë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në një ceremoni ku morën pjesë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe paraardhësi i tij Ardi Veliu.
Gjatë fjalës së tij, Gledis Nano u angazhua se do të çojë përpara sfidat e Policisë së Shtetit dhe do të forcojë bashkëpunimin me qytetarët.
Nano shtoi se profesioni i tij nuk ishte një zgjedhje karriere, por pasion i frymëzuar nga babai ish-oficer i policisë.
“Profesioni im nuk ishte një zgjedhje karriere, por angazhim i frymëzuar nga babai im. Në këto dy dekada kam kuptuar se ky institucion është pjesë kryesore e jetës time që kërkon angazhim të lartë në çdo detyrë. Sfidat për policinë janë të shumëfishta. Sfidat e arrira nga paraardhësi im Ardi Veliu kanë nevojë të çohen përpara.
Kërkoj ta konsiderojnë organizatën tonë si një përtner. Ndaj do të jem inkurajues që bashkëpunimi qytetar-polici të forcohet edhe më shumë. Prioriteti im do të jetë intensifikimi i bashkëpuniimit me të gjitha institucionet ligjzbatuese në vend. Ne synojmë një polici më të trajnuar, me kapacitet të shtuara. Unë ju garantoj se me angazhimin tim do vazhdoj më tej me çuarjen përpara të reformave në Policinë e Shtetit. Në ditën e parë të detyrës dua të shfrytëzoj rastin e t’i uroj çdo kolegu suksese. Të gjithë ne jemi betuar në ditën që kemi marrë detyrën. Ndaj kërkoj angazhimin tuaj maksimal sipas betimit që të gjithë ne kemi bërë”, deklaroi Gledis Nano.
Suksese! Faqebardhe.
Suksese drejtor!
Pac gjithmone suksese ne kete Detyre teper te veshtire.
► Kurajo, Aftesia dhe Profesionaliteti jane Shoket me besnik qe duhet te te shoqerojne ◄- Drejtor i Policise se Shtetit.
Gjith te tjeret jane Bashkpunetor dhe Kalimtaret e Rruges se veshtire e plot malore ne Shqiperine me plot Probleme….
Koken lart e gjithmone me te drejten……..