Policia i kthen përgjigje SPAK: Nuk po e gjejmë dot Adriatik Llallën, se dimë ku ka shkuar

7 Tetor 2021, 19:45Kronika TEMA

Dy javë pasi u shpall fajtor me vendim të formës së prerë kanë nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Në përgjigjen që policia i ka kthyer SPAK thuhet se janë bërë të gjitha kërkimet e nevojshme, por nuk e kanë gjetur.

Nga verifikimet, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë, ku menjëherë pas kësaj ai u shpall në kërkim kombëtar.

Nga ana tjetër, SPAK është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, menjëherë pas marrjes së shkresës nga policia.

Deri tani nuk rezulton të jetë bërë shpallja me kartelë të kuqe, por gjasat janë që brenda pak ditësh, emri i tij të futet në listën e të shpallurve në kërkim ndërkombëtar.

Menjëherë pasi u firmos procesverbali dy jave më parë, pasi Llalla nuk u gjet në shtëpi, këto të dhëna i kaluan SPAK, pasi ligji parashikon shpalljen në kërkim kombëtar, që do të thotë se Policisë do t’i duhet të kryejë për 3 muaj kërkime brenda territorit shqiptar.

Por fakti që sistemi TIMS dëshmon se zyrtarisht Adriatik Llalla është larguar nga Shqipëria në 9 shtator dhe nuk ka një datë tjetër hyrjeje në vendin tonë, pritet që Policia të vendosë nëse do të zbatojë afatin 3-mujor të kërkimit, edhe pse është thuajse formal, apo do të kryejë shpalljen në kërkim ndërkombëtar, nëpërmjet zyrës së Interpol Tiranës.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Llalla të vetëdorëzohet, gjithmonë nëse largimi i tij jashtë vendit nuk ka qenë një arratisje, në prag të shpalljes së vendimit nga Apeli.

7 komente në “Policia i kthen përgjigje SPAK: Nuk po e gjejmë dot Adriatik Llallën, se dimë ku ka shkuar”

  1. Draper dhe Cekan says:

    Policia shqiptare nuk ka kapacitet te menaxhoje nje Burdello jo nje komb me 28 000 km katrore

    1. Per korrektese says:

      ????????

  2. Rovena Tiku says:

    Shume e thjeshte merni tabulatet e telefonit te dashnores personale te krevatit dhe biznesit Rovena Gashi dhe aty shikohet ku eshte Tiku.
    Rovi te fala na I bej..

  3. Juliano says:

    E keni ke vila Metës në lalëz.

  4. american16al says:

    Ky eshte turpi i nje shtetit te paafte..!!!!

  5. k says:

    Kontrolloni ke brima e katunares në fshat.

  6. Drejtesia e munguar says:

    Kjo është drejtësia e munguar në pritshmëritë e shqiptarëve. Bravo SHBA, i bëre malukatët të bredhin si çifuti nëpër shkretëtire. Ky sojsëz duhet të rikthehet dhe të rigjykohet për shmang’jen nga detyrimi ligjor me vendim gjykate. Nuk ka ku të futet, CIA ka gjith informacionin ku është ky plerë, nëse doni të bëni teatër me njerëzit, vazhdoni dhe thoni se nuk po e gjejmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje