Vogëlushi me Covid-19 po lufton për jetën, nëna apel qytetarëve: Kuptojeni, situata është serioze

7 Tetor 2021, 13:58Bota TEMA
Vogëlushi me Covid-19 po lufton për jetën, nëna apel

Kur vogëlushi i saj dyvjeçar filloi të ndihej e sëmurë në fillim të javës së kaluar, zonja Tiffany Jackson nuk mendoi se mund të ishte Covid-19, njofton Reuters.

Askush tjetër në familje nuk ishte i sëmurë, ndërsa Adrian James kishte një kollë. Ajo i dha shurup kolle por të premten (më 1 tetor) ai ishte i djersitur dhe frymëmarrja e tij ishte e lodhur.

Zonja Jackson e çoi atë në një dhomë urgjence në qytetin e saj të vogël Mount Vernon, Illinois, ku ,mjekët dhe infermierët atje bënë një rreze X të gjoksit dhe e kontrolluan për Covid-19, ndërsa më pas e transportuan fëmijën në Spitalin e Fëmijëve Cardinal Glennon në St. Louis.

“Unë nuk e dija nëse ai do t’ia dilte mbanë apo jo,” tha zonja Jackson. “Isha shumë në ankth dhe thjesht shumë e mërzitur.

Ai u intubua mbrëmjen e së martes, ndërsa së fundmi është e mundur që ai të hiqet nga ventilatori. Adrian, i cili do të mbushë tre vjeç muajin tjetër, kishte zhvilluar pneumoni në mushkërinë e tij të majtë.

Dhe ajo shpreson që historia e Adrianit do t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë se çfarë do të thotë të transmetosh virusin tek fëmijët e vegjël dhe tek njerëzit me sistem imunitar të prekshëm.

“Unë thjesht dua që njerëzit të kuptojnë se është serioze,” tha ajo.

Rregullatorët shëndetësorë amerikanë do të takohen në fund të këtij muaji për të shqyrtuar miratimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për moshat 5 deri në 11 vjeç, e ndjekur më vonë këtë vit ose në fillim të vitit të ardhshëm me një vendim për ata nën moshën pesë vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje