Një burrë ka rënë 100 metra nga një ndërtesë 9-katëshe dhe ka përfunduar mbi një makinë të parkuar. Ai shpëtoi mrekullisht vetëm një krah të thyer. 31-vjeçari u ngrit menjëherë nga automjeti i dërrmuar dhe pyeti një kalimtar se çfarë ndodhi.
Kjo ngjarje e çuditshme ndodhi në Jersey City, në SHBA, në orën 10.20 të së mërkurës dhe tronditi 21-vjeçaren kalimtare Christina Smith, e cila ishte duke shkuar në një McDonald’s.
“Dëgjova një bum të madh dhe nuk mendova se ishte një person në fillim. Dritarja e pasme e makinës shpërtheu dhe ai filloi të bërtiste, krahu i tij ishte i përdredhur. Isha e tronditur dhe mu duk si ngjarje nëpër filma”, tha Smith për New York Post.
Pasi u rrëzua, burri e pyet vajzën se çfarë ndodhi dhe ajo i përgjigjet se ai sapo është rrëzuar nga lartësia.
Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ai nuk është ende në një gjendje të stabilizuar. Sipas New York Post burri nuk punonte në ndërtesë dhe është e paqartë se si ai u gjend atje. Sipas një burimi, burri nuk pranoi t’i jepte emrin e tij policisë dhe nuk ishte aspak bashkëpunues me ta.
9 kate 100m???? I bie 11m për kat.
9 Kate = 7×7=42
Jane 100 kembe Jo 100m
100 kembe jane baraz me 300 metra.I bie qe ka rene nga kullat binjake
9 kate x3 meter = 27m
Duhet edhe nje grope 73 metra e thelle ne ane te pallatit te behen 10 metra.
Lartësia duhet të jetë 100 feet ( 1feet është rreth 30 cm ) pra ndërtesa duhet të jetë rreth 30 metra, por jo 100 ntetra.
Nje kembe merret afersisht 33-cm qe do te thote se lartesia eshte afersisht 100-kembe.Perseri djali qe ka rene eshte me fat pasi te biesh nga nje lartesi e tille veshtire te shpetosh.
Llazi , e ke gabim i dashur. Per gjera qe thua per Muç Xhepën , je i saktë , por ketu jo .
1 foot (kembe)=3.48 cm.
Pra 100 kembe jane 30.4 metra…o gazetar
100 feet = 30.48 meters
Sipas gjasave te ketij artikulli, djali nuk do te bashkepunoj me policine sepse ka frike se po foli do i rreshkase kemba dhe do bjeri prap.