Pas takimit të sotëm në Elbasan, i vetmi lajm i gëzuar për Mulin ishte që Luçiano ju bashkua Doktorit në foltoren e Elbasanit.
Duke falenderuar Luçianon për këtë akt të madh trimërie, Muli shpjegoji për demokratët pse ka kaq shumë rëndësi bashkimi i Luçianos me Doktorin:
“E para, kjo ka shumë rëndësi pasi ai është deputet i popullit dhe jo i listës së Lul Bashës.
Ju të gjithë e dini që Lul Basha donte që ai të mos bëhej deputet dhe e vuri përtej vijës së kuqe.
Por Luçiano mblodhi votat popullore dhe e kaloi kufirin duke u bërë deputet.
Kjo tregon se me Doktorin shkojnë ata që kanë vota dhe jo ata që e kanë mirë me Lulin.
Ky është tipari kryesor.
I dyti, që ka shumë rendësi, është se ai bëri një gjest force në fushatë dhe rrahu një biznesmen.
Të gjithë e pamë se si ai ju vërsul biznesmenit dhe si Luli heshti.
Po Doktori nuk heshti.
Ai e falenderoi publikisht për fitoren e tij me grushta mbi biznesmenin.
E treta, që po ashtu është e rëndësishme, ka të bëjë me Gaz Bardhin.
Si mund të pranojë Elbasani që Gaz Bardhi të jetë i pari.
Ai është nga Kavaja.
Elbasani ka djemtë e tij, të cilët vërtet i kane pasur kavajasit rivalë, por kurrë shefa.
Së katërti, ardhja me Doktorin e Luciano Boçit, është një përgjigje dhe për ata që fusin Doktorin në lista të zeza në SHBA.
Ata duhet ta dinë mirë se tani nuk kanë të bëjnë vetëm me Doktorin, por dhe me Luçianon.
Dhe me atë duhet t’i bëjnë mirë llogaritë”.