Muli shpjegon pse Ryerson sulmoi Doktorin

1 Tetor 2021, 20:48Antena TEMA

Ndërkohë që Doktori po fliste në Shkodër, ambasadori Ryerson, miku i vetëm i Doktorit, e sulmoi nga “Zëri i Amerikës”, duke e palajmëruar ta marrë seriozisht vendimin e SHBA kundër tij.

Demokratët u mërzitën shumë nga ky lajm dhe kërkuan sqarime nga Muli.

Muli dha këtë shpjegim:

“E gjitha çfarë ka ndodhur është një intrigë dhe korrupsion e ambasadores Yuri Kim.

Ajo e ka gënjye ambasadorin Ryerson, duke i thënë se shtëpinë që ai ka pas në Tiranë tani do t’ia bëjnë pronë.

Për ta gënjyer këtë, ka thirr në Ambasadë disa ish-ministra të Jashtëm dhe Lulin dhe i ka vënë një pllakat tek dera që lexon “Shtëpia e ambasadorit Ryerson”.

Ryerson e ka hëngër gënjeshtrën dhe ka dalë e ka përshëndetur.

Pastaj ambasadorja Kim e ka instruktuar se çfarë duhet të thotë për Berishën dhe ai e ka thënë.

Nuk ka faj se të të falin një shtëpi aty nuk është pak.

Ai i shkreti nuk e di që e kanë gënjyer.

Pas kësaj, ne do të çojmë zonjën Angelikos në Departament të Shtetit, të kërkojë llogari a ia kanë fal apo jo shtëpinë dhe çfarë donte Lul Basha në atë darkë aty.

Nëse ata nuk i japin përgjigje, do t’i drejtohet Kongresit dhe do kërkojmë hetime për korruptim të ambasadorit Ryerson.

Kjo punë nuk do lihet me kaq.

Do t’i shkojmë deri në fund hetimit për korrupsionin në SHBA”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje