Muli i tronditur nga deklaratat e Goxhaj, për financimet e Sorosit

28 Shtator 2021, 20:27Antena TEMA

Muli sot u gdhi i tronditur nga deklaratat e Goxhajt, që ai dikur ishte financuar nga Sorosi, me 38 mijë dollarë.

Duke qenë se sot ai është luftëtari më i madh aniti-Soros, Muli po reflektonte se si mund të ndikojë ky fenomen brenda PD.

Për këtë ai vendosi të qartësojë demokratët me një qëndrim të tij ndaj Goxhajt:

“Të nderuar demokratë!

E di që shumë prej jush janë të vendosur të luftojnë kundër Sorosit si një armik i madh i demokracisë në Shqipëri, por lufta juaj e pastër dhe e shenjtë nuk ka lidhje me atë të Altin Goxhaj.

Ai duhet trajtuar si njeri mosmirënjohës, njësoj si Luli, për disa arsye.

E para, ai po sulmon egërsisht dikë që e ka mbajtur me para, njësoj si Luli që ka sulmuar Doktorin, që e bëri njeri.

Kjo është shumë e rëndë dhe ne jemi njerëz që mbi të gjitha besojmë tek parimet morale.

Njerëz të tillë nuk duhen afruar në selinë e PD tani e tutje.

E dyta, dhe ai, dhe Luli, njësoj janë financuar nga Sorosi, dhe kjo është pika e tyre e dytë e përbashkët, se këta që financohen nga Sorosi, janë mosmirënjohës dhe bukëshkalë.

E treta, që ka shumë rëndësi, duhet të kuptojmë se Sorosi është një armik i madh i Doktorit jo se janë prishur për para, por se janë prishur për parime.

Vizioni i Doktorit për demokracinë në botë është tërësisht i ndryshëm nga ai i Sorosit, që kërkon të vendosë komunizmin.

Kurse Luli dhe Goxhaj, janë bërë miq me të për interesa financiare.

Ndaj ju ftoj që tani e tutje betejën kundër Soorsit duhet ta mbështesim mbi parime dhe jo mbi fatura që na ka paguar ai, apo jo.

Ed Rama që është mik i Sorosit, është i tillë se ai është përhapës i filozofisë së Sorosit, pra të korruptimit të shoqërisë me para, kurse ne jemi armiq të tij se jemi idealistë, të pakorruptuar.

Nga fushata e takimeve të Doktorit në bazë shikoj se shumë deputetë hezitojnë të shkojnë në takimet e tij, pikërisht se i ka blerë Sorosi, dhe kjo është një arsye më shumë, që njerëzit jo parimorë ne duhet t’i flakim nga radhët tona.

Njerëz mosmirënjohës si Luli dhe Goxhaj duhet të flaken nga radhët tona”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje