Edhe pse i bëri disa paralajmërime Dashos dhe Tritanit, që të shmangnin të çmendurit nga takimi në Gjirokastër, Muli nuk ia doli dot.
I pari u ngrit një ish-kryetar PD.
Ai në përpjekje për të sharë Bashën si peng i Edi Ramës, tha se Basha është peng i vlerave tona.
Në fillim Mulit ju duk e bukur, por pasi e analizoi, i dilte që duke qenë se Basha është peng i Ramës dhe peng i vlerave tona, i bie që vlerat tona janë dhe vlera të Edi Ramës.
Kjo e mërziti shumë.
Për këtë vendosi t’i tërheqë vërejtje Tritanit për mungesë organizimi.
Dashua për vete u justifikua.
-Vëlla unë e di që ata të mitë në Lazarat nuk janë për fjalime, nuk i lashë.
Mora masa që mos të kishte asnjë të çmendur.
Ky që thua ti është budalla, jo i çmendur.
Unë mbaj përgjegjësi për të çmendurit.
Pastaj u ngrit një nga Tepelena, që i tha Doktorit “Bad Spenser”.
Për këtë Dashua u tërhoq.
– Ke të drejtë, tha, ky është i çmendur, por është nga Tepelena, nuk e mbuloj unë.
Ata të Tepelenës kanë tradhtuar, janë me Lulin, se e kanë dhëndër.
I treti u ngrit një nga Përmeti, që pretendonte se kishte 350 mijë vota si fis i persekutuar dhe që kishte sakrifikuar për demokracinë, se një herë më 1991 kishte marrë pjesë në miting në Përmet.
-Ke të drejtë, i tha Dashua.
Atë më erdhi ti fusja dhe unë një dru.
Unë kam gjithë jetën në mitingje e nuk ankohem, ai paska qenë një herë më ‘91 dhe do të japë mend.
Analiza e Mulit vazhdoi më tej.
Dashua e humbi Durimin.
-Vëlla këta janë të gjithë miq të Tritanit, nuk janë të mitë.
Ai ka bërë thirrje për miting, ata i kanë ardhë.
Po ta bëja unë, ishte ndryshe salla, se do të të ishin të gjithë të lumtur, se do vinin të përgatitur nga Lazarati.
…. te bere dru….
Muuliii,muulii qe moti mushkat xanxare kur i nxirrnin ne pazar per ti shitur te zotet i dehnin me raki qe te mos hidhnin me shkelm e pastaj kush i blente,prandaj dhe tartani me dashon i kane dehur se ja ndonjeri i binte me shkelm baces,pastaj kishte klient qe ta blinte me foltore.. me fal nevojt…. .mbajeni ta gezoni ne fund lulush….. do ja dorz… .