Ndërtuesit raportojnë rënie të porosive, ndaj do rrisin çmimet e apartamenteve në nivel rekord (zakonisht në raste të tilla çmimet ulen)

8 Tetor 2021, 09:14Ekonomia TEMA

Ndërtuesit kanë raportuar një ulje të porosive aktuale në sektorin përkatës, sipas vrojtimit të fundit të aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe konsumatorëve Bankës së Shqipërisë, që i referohet muajit gusht.

Balanca e përgjigjeve për pyetjet lidhur me porositë aktuale ishte negative prej -35 pikë përqindje, më e ulëta që nga muaji qershor (shiko grafikun e parë). Kjo balancë, e cila mat përqindjen e përgjigjeve negative, duke i zbritur përqindjet e përgjigjeve pozitive, tregon se pjesa më e madhe e ndërtuesve raportojnë për një rënie të porosive në sektor.

Pavarësisht porosive në rënie, që nënkupton një tkurrje të kërkesës, parashikimet për rritjen e çmimeve vijojnë të jenë pozitive, madje me ritme më të larta se në muajt e mëparshëm.

Balanca e përgjigjeve për pyetjen lidhur me ecurinë e çmimeve gjatë tre muajve të ardhshëm ishte pozitive, prej 18.5 pikë përqindje, më e larta që prej majit të vitit 2016, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë. (shiko grafikun: Çmimet gjatë 3 muajve të ardhshëm, sektori i ndërtimit).

Që prej marsit të vitit 2020, balanca e përgjigjeve për çmimet gjatë 3 muajve të ardhshëm ka qenë pozitive. Kjo pritshmëri ka rezultuar në linjë me atë që ka ndodhur realisht me tregun e pasurive të paluajtshme, që dy vitet e fundit ka shënuar rritje të ndjeshme çmimesh.

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group. Çmimet luhaten nga rreth 700-800 euro/m2 në periferi deri në 4 mijë euro/m2 në kullat në qendër të qytetit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 0.7% krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe me 6.7% krahasuar me një vit më parë. Në 6-mujorin e dytë 2020, çmimet e banesave u rritën me 6.2% krahasuar me 6-mujorin e mëparshëm dhe me 11.3% me bazë vjetore. Krahasuar me periudhën bazë të vrojtimit, vitin 2013, çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur me 49.4%.

Tendenca e rritjes së çmimeve të banesave ka vijuar edhe për tregun më të madh të pronave në vend, atë të Tiranës. Çmimet e banesave në kryeqytet u rritën me 3.4% krahasuar me 6-mujorin e dytë 2020 dhe me 5.8% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pavarësisht pritshmërisë në rënie të porosive, normat e shfrytëzimit të kapaciteteve arritën në tremujorin e tretë të vitit në 71.2%, që është niveli më i lartë rekord i regjistruar ndonjëherë, që nga viti 2016, kur publikohet ky tregues.

Bazuar në sipërfaqen e dhënë për leje ndërtimi, vrulli pritet të vijojë. Sipas INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqja e re shënuan rritje të konsiderueshme në 6-mujorin e parë të vitit 71% e sipërfaqes së re do të ndërtohet në Tiranë. Bashkia e kryeqytetit dha leje për ndërtimin e 816,097 metra katrorë me një rritje 59% në raport me vitin 2020 dhe 4.2% më pak në raport me vitin 2019, kur sipërfaqja e lejeve arriti në nivelin më të lartë në një dekadë.

Në kontrast me këtë valë ndërtimesh, aftësia paguese, të paktën zyrtarisht mbetet e ulët. Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë me konsumatorët, balanca e përgjigjeve për pyetjen “A keni në plan të blini ose të ndërtoni një shtëpi gjatë 12 muajve të ardhshëm (për të jetuar vetë ju, një anëtar i familjes, si shtëpi pushimi, për ta dhënë me qira etj.” është negative prej -86 pikë përqindje, duke treguar pamundësinë financiare të konsumatorëve për të blerë një apartament, teksa çmimet vetëm sa po rriten.(Monitor)

10 komente në “Ndërtuesit raportojnë rënie të porosive, ndaj do rrisin çmimet e apartamenteve në nivel rekord (zakonisht në raste të tilla çmimet ulen)”

  1. Soni says:

    Sot ndertojne vetem pastruesit e parave dhe miqte e Edit kjo dihet per ta llogjikat ekonomike nuk funksionojne…..

  2. rroku says:

    Cmenduri shqipetare, kjo vjen se shumica e nderuesve jane injorant dhe te pa shkolluar si ne pergjithesi biznesmenet shqipetar…. Shteti fle gjum..
    Fle Luli fle Edi vetem non grata rri zgjuar e ulerin…

  3. Ilirjan says:

    Rriten cmimet kur ka kerkese… por ne i rrisim edhe kur kerkesa bie… ??

    1. Lili says:

      Aty pastrohen paret , prandaj hypin çmimet kur bje kerkesa!

  4. t.r says:

    ku jane ata idjotat qe jetojne jashte dhe na tregojne cmimet ne usa, toronto dhe milano. Ketu cmimin se vendos tregu po krimi se nuk ua ndjen dhe mos ti shesin se thjeshte lajne paret.

    1. Fatos says:

      Idiotat e satëme, kokëloqe. Ata idiota e kanë në rregull punën e tyre, po ti që qihesh përditë dhe vetëm llomotit? E dimë shumë mirë si funksionon aty, ndaj ta mbani gëzuar se s’na rruhet fare. Kur nuk ngriheni ju që ju shtypin si morra përditë për veten tuaj, cfarë keni që shani ata jashtë? Apo si bini dot gomarit…

      1. T.r says:

        Ik o pall se spaske kuptuar gje. O shkerdhat ata qe jane jashte qofshin te nderuar dhe nderofshin Shqiperine se kisha per ata por per ca qe japin mend nga jashte qe pse ankohemi ne qe çmimet e apartamenteve jane te larte dhe i krahasojne me vlerat e apartamenteve ne shtetet e pasura, po spaske kuptuar gje o tru loqe. Sa per te dhen mend japim te gjith ne pse nuk ngrihemi etc.. po dhe ktu ku jetoj me siguri jam shum her me lart dhe i nderuar sesa ti aty ku je qe ste njef njeri

      2. T.r says:

        Dhe sa per info e kisha per ata idjota legena dhe plera qe shkruanin komente ketu tek tema duke na treguar veshtiresite e tyre per te blere apartamente jashte dhe pse ne ankohemi qe medemek çmimet sqekan te larta

      3. sage says:

        pirdh pirdh o Tosi spaske kuptu gjo qeke pall komplet

  5. nuk ja kan iden se cfar po vjen
    dhe do perfundone te gjithe ne xerro aty nga erdhen .
    ky fenomen ka ndodhur gjithandej ne boten e injoranteve .
    nuk blen me kush apartamentet skarco te injoranteve pasanike ne Shqiperi
    xerro qe nga instalimet ,dhe gjithcka tjeter ,qe te ngelet ne dore me tha nji mik i huaj .
    shqiptaret jane dallaverxhinje dhe tregetare ordiner pa nivel qe operojne pa asnji kualitet .
    me 60mil -70- euro blej ne Itali 1 €uro shtepi dhe e riparoj e bej perbukuri 1000 her me mire se
    apartamentet skandaloze ne shqiperi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje