Sali Berisha vijon me intensitet t’i bjerë Shqipërisë kryq e tërthor në tentivën për të ndezur barutin e lagur tek militantët që i duhen si “shpatë” mbrojtësë nga drejtësia e re.
Teksa nga njëra anë Departamenti Amerikan i Shtetit i raportoi familjarisht para Kongresit për korrupsion të niveleve të larta, nga ana tjetër ish lideri historik i PD-së vazhdon të përpiqet ofshamë pas ofshame të ringrerë ushtrinë e përkrahësve.
Nisur nga tipologjia e tij 30-vjeçare, kjo është strategjia që i intereson të shkojë te ai grusht mbështetësish që i kanë ngelur sipas ndryshimit të bursës politike: Njëherë të tregojë se është i tradhëtuar, njëhërë i braktisur dhe njëhërë më i fortë se kurrë.
Në këtë betejë të Berishës ndaj Shteteve të Bashkuara, drejtësisë së re, Lulzim Bashës, Edi Ramës dhe të gjithë atyre që kanë vuajtur nga pasojat e regjimit të tij, ajo bie në sy është se po e përkrahin veç disa personazhë qesharakë si “Tigri i Tepelenës”, “Ujku i Cërrikut”, “Bosi i Lazaratit”, “Dashi i Havasë”, “Deputeti me kobure”, “Muli i Partisë”, Tritani i prasit”, “Nardi i aforizmave”, “Qimi i Zenit”, “Evi e Trump”, “Dhëndri milioner”, etj.
Kjo listë karizmatikë që zgjerohet dita-ditës, është veç njëra anë e medaljes së ndryshkur që Berisha i ka varur në qafë “Foltores”.
Ajo që nuk bie fort në sy është një tjetër listë në sfond e cila vepron kujdesshëm dhe lëviz fijet në mbrojtje të “familjes së zezë”.
Nëse vemë re me kujdes mitingjet ku militantët mblidhen për të thurrur lutjet e ngjalljes së të vdekurit, gjithçka është e mirëorganizuar nga ana teknike ku xhevahirët e fundit të Berishës shkojnë ekran më ekran dhe shtëpi më shtëpi.
Për mundësimin e kësaj, i ka ardhur në ndihmë aleati i vjetër, pronari i Tv Klan Aleksandër Frangaj i cili kryeson listën e njerëzve të prapaskenës. Ky i fundit, meqë Berisha u gjend në ditët më të vështira të jetës, është koha për rikthimin e borxheve të vjetra dhe të reja në qeveri dhe opozitë.
Në këtë mënyrë, lindi i ashtëquajturi “SBTV”, televizioni personal i Berishës ku Frangaj i ka dhënë në përdorim të gjithë pajisjet e fjalës së fundit të teknologjisë, nga kamerat, te transmetuesit dixhital dhe aksesorë të tjerë ndihmëse si një platformë për të shkuar te njerëzit.
Duke përdorur regjinë e TV Klan si asset personal, Berisha shfaqet heroikisht ekran më ekran duke vjellë vrer ndaj kujdo që mendon ndryshe nga ai apo ndaj kujdo që guxon t’ja përplasë të vërtetën në sy.
Natyrisht që ai nuk përdor asgjë për këtë shërbim pasi një tarifë të tillë ja ka paguar Frangajt vite më parë ku vetëm gjatë qeverisjes së tij i ka ofruar 16 milion euro reklama.
Pra, nëse shohim të dy krahët e medaljes të varur në “Foltorë”, Berisha nuk ka rreth vetes vetëm personazhë qesharakë, por ka edhe “miliarderë qesharake” të cilët edhe të vdekur po duan ta mjelin e ta shtydhin për t’ja zhvatur edhe kacidhen e fundit.
Kjo listë është edhe më e rrezikshme pasi gjithësecili prej tyre është investuar që sundimi i këtij personazhi ta çojë Shqipërinë 1 hap para dhe tri hapa pas ashtu siç po bën edhe sot.
Se cili është morali publik që pronari i një televizioni kombëtar t’i verë në përdorim të gjithë kompaninë e tij një personazhi të shpallur “non grata”, këtë e dinë më së miri vetë shqiptarët.
SHBA kane shume sy… Por Sandri eshte nje kameleon kalibri… Luan me te gjithe… Me Berishen, Bsshen, Ramen… Bile mbreme I zgjati edhe programin, natyrisht per publik we sell Para. Pra mbreti i Sandrit eshte,, Leku,, Realisht te gjitha TV shqiptare nuk kane linje ideo.. artistike… Jane thjeshte biznes. Ndryshe nuk do te guxonin te ktheheshin ne TV,, enveriste,
Pyesni Mero Bazen se cili eshte morali. Ai e di fare mire sepse ben te njejten gje (me aq sa ka mundesi) per Edi Ramen.