Korrupsion në tendera, SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit

8 Tetor 2021, 21:28Politika TEMA

Arrestohet ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit për korrupsion.

Gëllçi është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i  RTSH më 21 maj të këtij viti.

Vendimi u bë i ditur nga vetë RTSH, e cila në një kronikë të përgatitur atë ehrë deklaroi se atij i kishte mbaruar mandati i qëndrimit në detyrë.

Këshilli Drejtuesi i RTSH votoi me 8 vota pro shkarkimin e Gëllçit, ndërkohë që drejtimi i televizionit i ka kaluar zv.drejtorit Martin Leka.

Njoftimi i SPAK

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar proçedimin penal nr.82/2020 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij procedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë procedim rezultoi se:

Në procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: “Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vendosjen e masës të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal.

Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

18 komente në “Korrupsion në tendera, SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit”

  1. Patriot says:

    Drejtesi InshAllah.

    1. aaaaa says:

      Ky i mencuri Gellci vite te shkuara la Detroitin ne Michigan duke kujtuar se do bente pare me thase ne Tirane dhe shife se ku perfundoje,megjithate mund te kete lehtesira sepse eshte nenshtetas amerikane(USA).Shume prej ketyre qe e konsiderojne veten me vlera te medha lene Ameriken se nuk kane bythe te punojne atje dhe kthehen ne Shqiperi per te bere kariere dhe para ne menyra te tilla si keta me siper.

    2. A dini me fol shqip o njerëz? says:

      Drejtësi dhëntë Zoti !
      (kështu thuhet në gjuhën shqipe)

    3. Kalec Dega says:

      Jo bre…pse mbriten ne Surrel?

  2. Samiu says:

    Zoti Gellçi!

    1. DUCJA says:

      KY ESHTE QELBESIRA GELLCI QE KISHTE MEND SA TI JEPTE EDHE KINES. O, KOSTA GRILLO, SI NUK JETOVE EDHE CA TE KENAQESHIM ME KETE BAJGE KUR TE LARGOHEJ NGA QYTETI YNE!

  3. Cna ka gjete says:

    Jevgu gellci me pashaporte amerikane,nuk ka mundesi te vjedhin amerikanet

  4. Spak duhet izolohet menjiher te perballet me Vetting
    dhe Justifikojne Pasurine .
    Islamiste te peshtire zhdukuni se degjeruat Shtetin dhe gjithe Institucionet
    Ju jenu shkaku kryesore perse Shqiperia eshte ne Mjerim sot dhe e mban Larg Europa !!!!!!!!!!!!
    Zhdukuni nga Intitucionet Shqiptare bastarde dobicat e pushtueseve te huaj qe qelbet vendin tone

    1. tani11 says:

      hahahahah! simply debil! Shko vizitohu tek dr mortja!

  5. Patriot says:

    SPAK perbehet nga prokurore e gjykates qe e kane kane kaluar vetingun. Dhe e justikojne pasurine.

  6. Ilir says:

    Duhet te jete genjeshter, mashtrim. Nuk mund te arestohet Ai qe i beri vend ne Televizionin Publik Shqiptar, te gjithe bashkepuntoreve te pushtuesve nazi-fashiste, duke ndotur haptas shqiptarine, ndjenjen patrioitike te cdo shqiptari – ne vecanti te brezit te ri. Me emisionet qe i benin lavde dhe ditirambe gjithe llumit dhe jashteqitjes se natyrshme qe nxjerr cdo popull ne momente te veshtira dhe teper te rendesishme te jetes, te egzistences se tij, Ai dobesoi deri ne ne zhdukje vepren e partizaneve, te heronjve te Luftes N-Cl , te komandanteve dhe komisareve qe udhehoqen kete lufte.
    Nuk mund te arestohet, jo nuk mundet Th.G. !

  7. Eleni Dushi says:

    Oooo SPAK oooo kap Llallën se të iku…

  8. Shqiptar says:

    Nese Llallen se kap SPAK-u e kap interpoli. Prisni edhe pak…

  9. Martin says:

    Shihi fytyren e zeze lexoji shpirtin e zi!

  10. Emni Mbiemni says:

    PAK – SPAK – ASPAK
    …u mbars mali dhe polli nje mi…

  11. Te fala says:

    Komentuesit:
    I flliqur drejtori. Spaku kot. Fajin e ka ngjyra. Etj.
    Se mos mendoni se drejtoret jane direkt poste qe varen nga qeverria se beni gjynah.
    Se mos mendoni se po te doje qeverria nuk ka me te voglin abuzim me fondet se lodhni trurin.
    Ku degjoni abuzim, baras me lek te futura ne xhepat e ministrave perkates dhe domozdo tek edvini.

  12. miri says:

    Dakort
    Po mos e ofendoni se eshte jevg

  13. miri says:

    Dakort
    Po mos e ofendoni se eshte jevg.
    Ne US denohet racizmi edhe pse eshte i fshehur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje