"Ku ishte ti kur na përjashtonte Basha?": Demokratja “gozhdon” Berishën në Elbasan, fishkëllehet nga salla dhe tentohet t’i merret mikrofoni

8 Tetor 2021, 19:58Politika TEMA

Sali Berisha nga Elbasani tha se është i hapur për cdo funksion Kushtetues, kur u pyet se çfarë synon me lëvizjen e tij.

Në datë 20 maj në “Rogner” kam deklaruar se tani do të rikthehem, tërhiqem nga vendimi im; largim pa kthim. Do të kthehem shumë më fuqishëm. Tani e tutje, jam i hapur për cdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi” tha  ai.

Por gjatë diskutimeve në sallë një grua, simpatizante demokrate e vendosi në siklet liderin historik të së djathtës kur e pyeti se ku ishte ai kur Lulzim Basha përjashtoi disa figura kryesore të PD-së në 2017 dhe në vazhdim.

Ajo vijoi duke thënë se prapë Lulzim Basha s’është armik dhe PD s’mund të ndahet më dysh, ndryshe ajo nuk vjenë më kurrë në pushtet.

Gruaja gjithashtu e pyeti nëse kjo “Foltore” është për qëllime personale për t’i ringritur si lider, apo për të mirën e PD.

Shumë e drejtë është pyetja, ku isha unë, kur u përjashtuan? Unë ju garantoj se ndaj atij akti kryetarit të PD-së i kam thënë cdo gjë që meritonte. 

I kam deklaruar në zyrën time se me këtë vendim që ke marrë, ata kanë të drejtën e zotit, me ndërmarrë kundër teje cdo vendim politik, se ti i “vrave” në pusi.

Por nëse unë dilja publikisht, unë kam shprehur disaprovimin tim të plotë për listën dhe largimet, por këto nuk mjaftojnë. Pengesa ime ishte se unë kisha deklaruar se largimi im ishte pa kthim dhe më kërkonte vetëpërmbajtje” tha Berisha.

Anita Duhanxhiu: Të jemi të sinqertë, ku ishit ju Berisha kur përjashtohet demokratët me kontribut të PD, a duhet ta gjykoj unë si një reagim ndaj sulmit tuaj personal, apo kontribut për ringritjen e PD. Kjo foltore ka si qëllim ridimesionin tuaj në krye të PD, apo ringritje e PD dhe pyetja e fundit, çfarë projekti keni ju për të bashkuar PD, se në gjykimin tim nuk mendoj se PD do vijë në pushtet duke u ndarë, siç kemi filluar të ndahemi. Basha nuk është armiku ynë. (Fishkëllehet nga salla, tentohet t’i merret mikrofoni).

Berisha: Ndaj atij akti, kryetarit të PD i kam thënë çdo gjë që meritonte, i kam thënë në zyrë që në këtë vendim që kem marrë, ata kanë të drejtën e Zotit që të ndërmarrin kundër teje çdo vendim politik se ti i vrave.

Unë thashë se largimi im ishte pa kthim, dhe kjo më impononte që të vetëpërmbahesha, i ka thirr në zyrë, kam kërkuar që t’i riintgrojmë në PD, por i kam thënë Bashës që ti me këtë akt je lider i thyer, a ngjitesh apo nuk ngjitesh, kjo është një punë që duhet parë.

Në 19 maj unë u shpalla ‘Non Grata’ nga Sekretari i shtetit dhe u shpall në një kohë që kisha 8 vite pa asnjë kompetencë ekzekutive, që nuk kisha pasur asnjë akzuzë, nga një organ i çfarëdoshëm, ai që është arkitekt, që është Edi Rama.

Sali Berisha e kritikoi Lulzim Bashën edhe për mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë. “Na del me primare me votim negativ, ato ishin primare të turpshme. Modeli britanik nuk ishte ky, por e kundërta, ai që merr me shumë vota” deklaroi ai.

9 komente në ““Ku ishte ti kur na përjashtonte Basha?”: Demokratja “gozhdon” Berishën në Elbasan, fishkëllehet nga salla dhe tentohet t’i merret mikrofoni”

  1. Florenc Ajazi says:

    Bravo Nita. Demokrate

  2. xhoxhi says:

    Në vënd që ta pështyjnë i shkojnë mbrapa një njeriu që ska asnjë vlerë për kombin

  3. wwwwwwwwwwwwwww says:

    Hahahaaapo e dredh o plaku mere, o goje mut

  4. Tull says:

    Keta jane thjesht kope. Shkojne ne mitingjet per te degjuar Salen sesi Basha eshte lider qe nuk respekton demokracine ne parti dhe sapo dikush kritikon Berishen e fishkellejne dhe i marrin mikrofonin.

  5. Shkodra Loce says:

    Ka 30 vjet qe ky njeri ( UDB-ja,se ky eshte nje lepur),qe shkatrroj Shqiperine me themel,dhe ka ca kokekrisur qe i shkojne mbrapa. O nene o nene..!

  6. Turp te keni or shqiptar says:

    Te lumt oj buttnesh se burrat ne Shqiprivejn sa nje kafe 500 lekshe te vjetra , (me aq i blen e shiten) Kta dele ,mercenarqe vershellejn nje grua si ty ,.jan ai llum qe perfaqson kte PD armiqsh te Shqiperis te cilen e drejtoi ky Frankeshtajn krijuar ne laboratoret e UDB e per pak e hodhi Shqiperin ne gremin ! Kjo prapavij shpellaresh ,armiq te Shqiperis ,funderina ,te pabes,hajdut e kriminel po i bashkohen qellimit pee te riprur ne fuqi lliderin qe aq ahum e desherojn…..Zgjohuni shqiptar para se te jet shum von,perpara se edhe Amerika tju bej mutin qe vertet e meritoni e te mbeteni te pasreher e Ballkanit e askush te mos ju hap ma deren vec serbit qe mezi pret te realizoj endren shekullore
    O Popull si esht e mundur te haroni bemat e tij qe si bish e plagosur ka dal e ben kte fushat e po ju sfidon e poshtron aq keq ….Merni shembull nga kjo grua fisnike e kurajoze qe tregon se akoma ka shqiptar qe nuk han kte bar te helmur qe po ju servir ky tradhtar me damk…….

  7. Neri says:

    “Demokraci” nga maloku.

  8. Shqiptari says:

    Nuk kane vlere tere sharjet dhe etiketimet ndaj Berishes pasi ai vjen nga nje formim dhe mendesi komuniste,rendesi ka qendrimi dhe reagimi i zonjes kurajoze.
    Formimi komunist i Berishes dhe dora e hekurt e tij ne PD e bene kete parti “te djathte” ne nje parti private te nje bolsheviku revolucionar qe degradoi nder vite si pasoje e dores se hekurt staliniste te militantit komunist enverist ,Sali Berisha.Tere themeluesit,kontributoret,qendrestaret dhe kapacitetet inteldktuale ne PD,duke filluar nga Arbnori,A.Meksi,Hajdari,Topalli dhe deri te tere drejtuesit e karte te ekzekutivit,legjislativit dhe vete strukturave te PD u flaken jashte PD dhe u zevendesuan me idiote provinciale sharlatane,karagjoze televiziv dhe impotente politik.
    Kushdo qe ishte ne kalvarin grotesk te Kufomes Komuniste ne Elbasan duhet te ndihet i fyer dhe i poshteruar.
    Nuk mund te etiketoj shume besimtare dhe kontributore te PD ne jete qytet dhe u kerkoj ndjese,po te pritet ish lideri historik nga nje armate llumrash dhe burgaxhinjesh veterane,theksoj,ordinere,asnje politik me perjashtim te Pojanve,kjo eshte e turpshme dhe e frikshme.
    Trimerimet dhe ditirambet e disa perfaqesuesve te komunitetit çam,britmat e disa individeve te degjeneruar,alkoliste,bixhosçinje,dhe vagabonde nuk e nderojne liderin e etiketuar si pllitikan qe ka demtuar rende demokracine,eshte ai dhe familja e tij e perfshire ne korrupsion te larte shteteror dhe ka lejuar bashkepunetoret e tij te perfshihen ne korrupsion te larte shteteror.
    Te turresh pas nje te damkosuri nga SHBA si shkaterues i demokracise dhe nje te korruptuari do te thote se pajtohesh me veprimet dhe qendrimet e tij.
    Le te dale nje elbasanas dhe te thote te pakten 5-6 emra intelektualesh te spikatur ne Elbasan ne takim?!
    Nese intelektualet perfaqesohen nga Hyqmet Zani,hahahahaha,o zot ku ka rene niveli i qytetitit te kultures,arsimit dhe shkences,te djathtet ne Elbasan kane marre fund pergjithmone,turp tu vije qe fshihen vrimave.
    Mbeturina komuniste e denuar me Ostracizem le te endet si çifuti ne shkretetire se Noc Rrokun ka per te fituar.
    Intelektualet elbasanas,qe jane tejet paqesore dhe tolerante,te vazhdojne te shijojne romantizmin e kohes dhe misionin donkishotesk te babait te tyre shpirteror,tashme te damkosur me njollen e turpit.Zoti i ruajtet te indoktrinuarit

  9. Adi says:

    ca mund te presesh nga cecenet e malokut vucidolit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje