Një Bashë alias Haklaj dhe pesë Berishë përballë

8 Tetor 2021, 17:30Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

‘Shkencëtarët’ e botës janë ngritur e po gjurmojnë me dron nga njëra mendje te tjetra se ‘çfarë po kërkon Berisha nga Basha?’.

Asgjë të thellë e të komplikuar; Berisha po i kërkon Bashës atë që i ka dhënë. “A të bëra kryetar të PD? Të bëra… Atëherë sille këtu se do t’ia jap tjetrit”. Ja kaq është.

Fëmijët inatçi e kanë provuar kështu: ‘Ta dhashë mollën dje në kopshtin tim? Nxirre tani nga barku, ose ta shpova!’. Ja kaq është, nuk ka shkencë kjo që po bën Berisha.

Ka edhe një ngjashmëri tjetër, ku Berisha krahasohet vetëm me Berishën. E vetmja ngjarje si kjo që ka ndodhur në botë, asnjë tjetër. A është vepër kriminale?… Këtë mund ta thotë vetëm Amerika ku nuk mbërrijnë predhat e kallashëve e as të snajperëve të Berishës.

Por ka ndodhur këtu mes nesh, me zë e me figurë:

Berisha- president i Republikës, në vitin 1997 shkon në Tropojë dhe bën një miting të madh me thirrjen ‘dynduni burra të sulmojmë Vlorën e Jugin krejt!’. Tropojanët as që mund t’i shkonin pas në krim. Një nga djemtë e Haklaj, me të cilët Berisha kishte pasur një miqësi herët (si me Lulin që e kishte të familjes), u ngrit e tha ‘Jo’; madje ai preu edhe telat elektrik me qëllim që të mos i punonin altoparlantët presidentit Berisha. Berisha tërboi; tërboi e u bë si ari i plagosur. U shkalafyt në tribunë e nisi piskamën:

“E dua këtu… E dua me vete…. Të gjallë a të vdekur e dua me vete në Tiranë”.

Jehona kriminale e atij zëri që kërkonte një djalosh me vete si një berr të therur, gjëmoi deri në Shkëlzen. Djaloshi ishte Shkëlqim Haklaj, i cili u vra në Qafë Luzhë vetëm pak kohë pas ngjarjes me altoparlantët. Këtu nisi të shthuret fija mizore e vrasjeve të 200 djemve në Tropojë, për të cilët, gojë më gojë akuzohet Sali Berisha. Në Haklaj u vranë pesë vëllezër, që pastaj një dorë nga Tirana iu dhunoi edhe varret e iu dogjën shtëpinë.

Kaseta për Shkëlqimin shkoi në dorë, deri te Azemi, e aty vazhdoi nami… Por ama zëri i Berishës që thërret se “e dua me vete… E dua të gjallë a të vdekur…”, ndodhet në çdo kronikë ose spektër të Youtube.

… Berisha e do për vete Lul Bashën, ‘të gjallë a të vdekur’, e do për vete. Ja kaq është, kaq e thjeshtë, nuk ka asnjë shkencë.

Çfarë është kjo fjalë ‘për vete’?

Aspekti i parë:

Berisha, në të tijën, ka të drejtë. PD- në e kishte kthyer në çiflig të tij; çifligu i lihet vetëm birit; e kur nuk ke bir- birëson një nga nën- sqetulla jote. Berisha birësoi njërin nga nën- bijtë, Lulin. Fillimisht e ushqeu me lugën më të mirë në familje; pastaj e mësoi si të gjuajë për pasuri; pastaj e vëzhgoi  me cilët zyrtarë të huaj ka më shumë afeksion; e dërgoi deri te Gaddafi i Libisë për të shitur armë; e mësoi edhe si mi edhe si mace…

Nuk mund ta mendonte se një ditë Luli do t’i dilte si Shkëlqim Haklaj që t’i fikte dritën.

Aspekti i dytë:

Berisha e donte Bashën për ‘këtë jetë e për atë jetë’. Më shumë ‘për atë jetë’; sepse atëherë Basha do të ishte ‘qen roje’ i thesarit ilegal të Berishës. Bash me këtë qëllim, Berisha e futi Bashën nëpër bodrumet e tij, ku djaloshi pa, dëgjoi dhe u tmerrua. U tmerrua dhe doli një ditë e tha: ‘Çfarë dimë unë e Berisha, kurrë mos ua pafshin sytë’. Kushdo që të ishte Basha, sado pak njeri të jetë, nuk mund të mbajë peshën e tmerrshme të bëmave të Berishës kundër vendit të vet, kundër njeriut dhe fateve të popullit. Atëherë e hodhi ‘atin’ në katakombet e veta dhe mori mbi shpatulla kryqin e shpëtimtarit. A e pranojnë këta ushtarët e vegjël të PD si shpëtimtar?, sigurisht që po. Ky është tërbimi i ‘atit’.

Aspekti i tretë:

Tani Berisha nuk është Ai që kthehet nga Tropoja, i vetëm, me ‘berrin’ e therrur në qafë. Vrasja e Shkëlqimit nuk u interesonte të tjerëve. Ndërsa ‘vrasja’ e Lulit sot u intereson më shumë të tjerëve rreth Berishës, se sa Berishës. Tani janë bërë nja katër a pesë ‘Berishë’ që po i kërkojnë Bashës ‘mollën nga barku’. Jozi, Kulluri, Haxhi, Kokali…, i kërkojnë Bashës postin e kryetarit të PD. Këta po deklarojnë se ‘veç tri javë e Basha bie’, si në legjenda me vajzën e mbretit ‘veç tri javë e veç tri net’. Jozi deklaroi se ‘nuk mund të rri më në shtëpi…’, njësoj si në përrallën me delet në det: Gruas prej malit iu bë se dallgët e bardha ishin dele, dhe cyti djalin të zhytej drejt barkut të detit…

Këtyre iu duket se Berisha mban në çini ‘kokën e përgjakur’ të kryetarit të PD, dhe e rrethojnë me vaje e me lutje: ‘Veç për mua, zotni Berisha, veç për mua’…

Dhe Berisha, për këtë arsye ia kërkon ‘kryetarllëkun’ Bashës; vetë ‘ta dhashë’ e tani ia do që t’ia japë dikujt tjetër mes të pestëve.

16 komente në “Një Bashë alias Haklaj dhe pesë Berishë përballë”

  1. Roland says:

    Lol, si del inati me doktorin…ham Frrok ham…leh …vazhdo

    1. Bekimi says:

      Ti je qen qeni I berrishes

    1. ilir says:

      Te drejte ke. Ass eshte.

  2. zonj ijes says:

    Këta po deklarojnë se ‘veç tri javë e Basha bie’, si në legjenda me vajzën e mbretit ‘veç tri javë e veç tri net’. Jozi deklaroi se ‘nuk mund të rri më në shtëpi…’, njësoj si në përrallën me delet në det: Gruas prej malit iu bë se dallgët e bardha ishin dele, dhe cyti djalin të zhytej drejt barkut të detit…

    Këtyre iu duket se Berisha mban në çini ‘kokën e përgjakur’ të kryetarit të PD, dhe e rrethojnë me vaje e me lutje: ‘Veç për mua, zotni Berisha, veç për mua’…

    Dhe Berisha, për këtë arsye ia kërkon ‘kryetarllëkun’ Bashës; vetë ‘ta dhashë’ e tani ia do që t’ia japë dikujt tjetër mes të pestëve.
    Vetem keta rrjeshta dhe na mjndesojne ti njohim ata qe e lan vendin tone ne kte fare feje
    Frrok Cupi je nje gure qe askush nuk mund te rrokullis
    e kame thene se ti me Mero Bazen po te doni rrezoni nga nje qeveri ne jave
    BRAVO BRAVO

  3. Deko says:

    Problemi esshte se kjo Parti dallkaukesh duhet te shperbehet njehere e pergjithmone e pas ketaj e djathta duhet te njerre nje force progresive ku te mbroje interesat e verteta te se djathtes duke hequr dore nga te vrava me vrave,me nje program te qarte e alternative qeverisese per te hyre ne gare me vizion e jo me me idotesite Berishiste qe akoma ka ne gjirin e vet te rinj qe flasin per biografi te kee para 30 vitesh kur dihet se tashme u ka ardhur koha atyre qe la pas Berishizmi fashist tashme jane bere si ata te viteve 45 ku edhe bishaa Sali veproi me po te njejtat metoda po me lufte klasash edhe me te eger se ajo e para 90§Problemi z.Frok eshte se edhe Luli eshte kone e Berishizmit ,kerkush nuk shqetesohet me gjuhen idiote e te dale boje berishiste ne Parlament si vete Saliu per ti treguar ketij te fundit qe ,une jam si ti,nuk te tradhetoj kurre,une kercenoj si ty,kam dhene urdher per te vrare per ty(21 Janari 2011)e perseri vras per ty jo kater sa urdherove por katerqind.Ai pra Lulezim Basha duhet te qerrohet njehere e pergjithmone nga jeta politike dhe siç i thote edhe Saliu ,te iki nga ka ardhur!
    Interesant eshte fakti qe Saliun e prodhoi (fabrika) dhe po ajo e kishte te drejten per ta çmontuar,ku te njejten po bene edhe Berisha me Lulezimin ku vete e montoi e te drejten eskluzive e ka po vetem Ai ta çmontoje siç edhe po vepron!Keta dy persona “vemje” jo vetem qe nuk i duhetn kesaj shqerie por edhe PD-se jo e jo sepse ata kane dale nga krimi e me krim kercenojne per te marre pushtet!
    Ndaj o Frok mos beje dallim midis BB-ve sepse te dy jane njelloj funderina te ketij vendi qe kane lare duart me gjak,kane vjedhur e pronesuar pasuri te ketij kodosh populli qe u zgjua ne 90 vetem nje vit e ra ne gjume per 30 vite e mepasme.

  4. Te gjithe po presin si puna dhelpres says:

    Po ujku cerrikut,po tigri tepelenes,po budalla manjani i dibres,po ai qe pret urdherin e sali kriminelit te rrembej kallashin,po ai qe do me shume kriminelin sali se sa babai e sa e sa budallenj si tritan preshi qe i shkon saliut pas si qeni plak,po muli e co nuk meritojne te behen kryetar partie?
    Nuk ka ngel budalla pa u bere kryetar partie

  5. Zana says:

    Je I pa arrit shem AS

  6. Sul Koburja says:

    PD ka 28 vite qe nuk eshte parti politike,por organizate kriminale me mbulim politik.E kam votu vetem ne 1991 kur keta qe e votojne tani votonin per Partine e Punes e votova edhe ne 1992 se ajo ishte.Kurse Saliu duhet te ishte ne burg qysh ne 1997,do ishin gjalle djemte e Tropojes qe vrau Saliu.

  7. Realisti says:

    Frrok! Beri me fort heres tjeter. Sala eshte Litari qe la Enveri jashtë.

  8. Bugazi says:

    Problemi eshte se molla nuk del me nga barku por nga by…. ,keshtu qe i takon te mbyllin syte kur ta hane!

  9. Parti Sali, sot asht koha me ta shti. says:

    Gjynah, shumë gjynah dhe shumë e dhimshme me pa dhe me numerue mbi 200 varre në malsie të Gjakovës, që mbyllin brenda mbi 200 djem dhe burra malsorë, të sakrifikuar veç per egoizmin e Sali shiqere Viçidolit, Azem spihun Hajdarit dhe urdherit të UDB-së Serbe. Kurse për sa i perket rraspihes Lulzime Basha, megjithse është një shkerdhatë e klasit të parë, nuk duhet dhe nuk ka aspak frikë nga qëni i zgjebosur dhe pa dhëmbë Sali kopil Serb Viçidoli. Sot Sali shkerdhata të han mutin. Zagarë si Sali xhepist Lusha and Co, edukohen shumë shpejt po qe nevoja…!!

  10. ta says:

    mua me vjen keq per gazetarin, edhe une e di qe ata te dy bejne gjasme qe ti besoje publiku, dhe nuk e di ky gazetari, ky gjoja i fryn zjarrit se ka qene dhe eshte me ta.

  11. Martin says:

    Shkrimet e Frrok Cupit nuk jane artikuj gazete, jane vepra arti te pavdekshme!

  12. shelegura says:

    MARI QENDRON TEK ATA QE NDJKIN KRIMINELIN E PLAKUR
    TY FROK CUPI TE LUMTE PENA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje