Sali Berisha u ndal në Elbasan këtë të premte për të vijuar me takimet e tij me demokratët. Berisha tha se Edi Rama është një nga liderët më të parëndësishëm në Europë.
Ish-kreu i qeverisë u ndal edhe tek samiti që u zhvillua disa ditë më parë në Slloveni për Ballkanin Perëndimor. Ai u shpreh se në deklaratën përfundimtare është lënë shtegu hapur për integrimin, por ka edhe një tendencë që të mbyllet zgjerimi. Sipas Berishës, prej disa vitesh mes shteteve anëtare diskutohet që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor t’i trajtojnë si vende partnere.
Megjithatë, me deklaratën e fundit, sipas Berishës, unioni vendosi për zgjerimin. Sipas tij situata e krimit të organizuar në Shqipëri ka penguar edhe Kosovën për t’iu hapur vizat.
“Njëra më organet prestigjioze të Europës dhe SHBA bën një klasifikim. Klasifikon liderët e Europës sipas rëndësisë. Më i parëndësishmi në kontinent vlerësonte Edi Ramën. Po pse? Është Shqipëria më e parëndësishmja? Jo nuk është. Kemi pozicion strategjik nga i cili kemi pësuar më shumë se çdo gjë tjetër sepse e kanë lakuar në mënyrë të tmerrshme.
Askush nuk mund të thotë se Shqipëria është një vend i parëndësishëm. Njeriu që sillet si ordiner, që nuk respekton normat e mirësjelljes, një njeri që i thotë një idiot një lideri të një vendi tjetër e më pas i ndershëm sikur të jetë ky eprori i tyre, ata kanë gjetur vetëm cilësimin, më i parëndësishmi. Imagjinoni kush e paguan faturën. Faturën e paguajmë ne sepse atë nuk e dëgjon njeri.
Nëse keni lexuar deklaratën e Bledit para dy ditëve, u them që nuk kam lexuar dokument të atillë. Mirënjohje sepse e linin shtegun hapur pasi kishte tendencë që ta mbyllnin fare. Por çfarë bënin, e hapnin një mundësi për ta mbyllur. Na vlerësonin partnerë.
Raporti ynë me BE është i tillë, prej 6-7 vitesh diskutohet që këto vende të Ballkanit Perëndimor të mos i përfshijnë më në integrim. T’i quajnë partnerë, t’u japin fonde, të rrinë në punë të tyre se nuk kemi punë me ta. Nuk e bënë këtë, e lanë zgjerimin, por u shprehën për vende partnere. Kur bëhesh kampion në Europë për kërkesa për azil politik, kur je kthyer në bazë operacionale për krimin në Europë, në Amerikë, në Lindjen e Mesme dhe më gjerë kush do të bëjë me ty.
Kjo situatë pengon Kosovën për të hapur vizat. E ka thënë vetë Presidenti Macron. Kosovës nuk ia hapin vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar. Këtu na ka katandisur ky dhe megjithatë ky kalon nga mandati në mandat. Ky njeri që s’meriton të qeverisë një orë merr mandatin e tretë sepse opozita kalon nga humbja në humbje”, tha Berisha.
PO PALLEN E HENGRE TI AMA
Rama politikanime i pa rëndësishëm dhe sal serbi politikani më i korruptuar ne gjith botën, prandaj dhe e shpallën non gratë me gjith familien. Ta gezosh o malok i trash. Se vetem vrer nzerr nga haleja jote.
Si perher
Ooo Birish
Krenar
Por i dhjer
Qe eshte ne depresion te thelle dhe i tmerruar per te ardhmen e tij,(pasi politikisht ka vdekur),sidomos te femijeve te tij,Berisha nuk e kursen gjuhen kunder Rames.
Rama eshte atipik,jashte formateve te te gjithe kryeministrave shqiptare(rreth 35-37 te tille).
Ai mund te jete kryeministri me i korruptuar,arrogant,ironik,perfaqesues i bandave,mashtrues,drogaxhi etj etj epitete banale,por vetem nje gje eshte e vertete.
Eshte i pari dhe i vetmi kryeminister qe ia ka ngritur dinjitetin dhe emrin ne nivele tejet dinjitoze Shqiperise.
Eshte i vetmi dhe unik si kryeminister shqiptare qe i bindur tere udheheqesit e Europes dhe me gjere,ta presin,ta degjojne,ta pranojne si partner te besueshem dhe te barabarte,madje me superlativa per qendrimet e tij.
Per here te pare ne historine e shtetit tone kemi nje kryetar shteti qe pa ndrojtje,pa servilizem,hapur,drejtpersedrejt,ne sy,ne Tirane,apo kudo qofte ka folur hapur(live) me figure dhe me ze te verteten per vendin e tij,duke e mbrojtur me dinjtet.Ndryshe nga Berisha qe ngrrdheshej dhe perdridhej si skuthe dhe plot servilizem,Rama dinjitoz dhe plot elokuence ka mbajtur qendrime burrestetsi.
Mund t’u referoheni pamjeve tekevizive kur drejtinte OSBE,ne Paris,Berlin,Rome,Stamboll,Beograd,Madrid,Bruksel,Amsterdam sidomos takimin e fundit ne Sloveni.
Asnje kryeminister nuk eshte shfaqur me dinjitoz dhe kompetent,asnje tjeter nuk eshte pritur me aq nderim.
E duam,e urrejme,e duam te varur ne litar,nuk e shohim dot me sy se eshte maskars,realitetin qe tashme jemi ne gjendje ta shikojme dhe degjojme me ze dhe me figure,ngordhesira e komunizmit nuk e baltos dot sado te vjelle vrere.
Nuk ka faj Rosinanti i lodhur,i ka ardhur ngordhja.
Po po o Sali,ti lije te lire shqiptaret te votonjn, zotrote kurre nuk kishe per te fituar, e Rama, sa te jesh ti ghalle e ata parazitet qe te vijne pas, do te marri edhe mandatin e peste.Nje eshte e sigurte Sali,ai do te percjelle per ne ferr ty,hipur mbi kale si kryeminister,aq i pa rendesishem eshte.