Sali Berisha: Jam i hapur për t’u rikthyer në krye të PD

8 Tetor 2021, 20:20Politika TEMA

Sali Berisha u shpreh nga Elbasani se është i hapur për t’u kthyer në krye të Partisë Demokratike. Ai theksoi gjatë foltores me demokratët se historia ka treguar që rikthimet kanë qenë shumë të dobishme.

“Çfarë synoj unë? Synoj që të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar që do të dëshironi ju unë do ta pranoj me kënaqësinë më të madhe. A jam i hapur? Plotësisht i hapur. 

Pse e bëj unë këtë? Historia e ka treguar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme. Por prapë ju garantoj ju se jam plotësisht i vendosur të pranoj çdo verdikt tuajin. A ka Sali Berisha një projekt? Të jeni të sigurt që të gjithë së bashku keni projektin më të mirë për Shqipërinë”, tha Berisha.

Ai tregoi të gjithë kronologjinë e ngjarjeve dhe se çfarë ka biseduar, sipas tij, me Lulzim Bashën që kur u shpall “non grata” e deri kur u përjashtua nga grupi parlamentar.

“Unë Lulzim Bashën pas marrjes së këtij vendimi, vendimi tjetër ishte që ai s’mund të ishte kryetar se katër humbje njëra pas tjetrës. Vendime të pastudiuara, të pamatura, ai s’mund të ishte kryetar. Unë nuk do përzihesha në garë elektorale, por me deputetët tanë, me anëtarët e Këshillit Kombëtar do të ndërmerrnim një proces gradual me largimin në mënyrë të padiskutueshme me vullnetin tuaj. Kjo nënkuptohej në deklaratën time. Ky një ditë prej ditësh më thotë mua që mandatin erdhi filani që duhet ta dorëzosh.

I them “shiko, mandati është çështje sovraniteti të vendit. Unë të shkelmoj sovranitetin e vendit, forcë që më detyron nuk ka”. Sepse ky është një vend 112 vjet i pavarur. Ky sovranitet qëndron mbi idealet, mbi gjakun, mbi sakrificat më të jashtëzakonshme të një kombi. Nuk mund të imagjinoj unë që të vijë dikush dhe të thotë që ti do hysh në parlament, ti s’do hysh në parlament, përveç ligjeve të vendit tim.

I them, thuaji në mënyrë të prerë. Fillon kërcënimet. “Të gjitha t’i bëjnë nuk kam asnjë problem unë. As mos e diskuto atë punë. Nuk ka njeri që më bind mua”. Imagjinoni, nuk ka njeri që ka ndikuar në sovranitetin tonë si Wilson, por edhe Bill Clinton e George Bush për Kosovën. Kush mund ta imagjinonte se ata e bënë këtë për të diktuar se kush do të hyjë në parlament. Kurrën e kurrës. 

Të thuash se s’do hysh në parlament tejkalon çdo lloj imagjinate. Unë i them jo. U përpoqën pastaj me KQZ-në, por dështuan se ç’është e vërteta thanë që nuk ka ligje. Në fund ky shpall vendimin. Më merr në telefon 20 minuta para. Në këtë mes Sali Berisha, nëse mblidhte Këshillin Kombëtar dhe e votonte në Këshill Kombëtar unë do pranoja vendimin e Këshillit Kombëtar pa asnjë diskutim. Ky për të cilin e them edhe njëherë ungjilli thotë si ky nuk duhet të lindë, i pabesë e ka fjalën e dini vetë ju. Krishti thotë për Judën. 

Ky njeri pa pyetur njeri fare shkelmon sovranitetin e PD. Në një bisedë të mëparshme një forcë politike jo sovrane nuk meriton të ekzistojë. “E mora unë vendimin tim”. Si e more ti vendimin ti? Ka qenë një diktator në Amerikën e Jugut që e kam parë në ëndërr i thoshte popullit të vet, por çfarë jemi ne këtu? Kjo u bë shkas për të rivendosur në mënyrë të vendosur legjitimitetin në PD, dinjitetin tim dhe të PD-së si anëtar i saj”, tha Berisha.

7 komente në “Sali Berisha: Jam i hapur për t’u rikthyer në krye të PD”

  1. Monitor says:

    Sale jeni 4 veta ne familje non – grata!
    Si i behet?
    Duken pak si fallco keto muhabete!
    Po sikur USA te nxjerre prova apo te verteta, cfare dhe si duhet te themi ne qytetaret e thjeshte! Mundet psh te themi qe je familjarishte i inkriminuar?

  2. REZI says:

    Po ik e pirdhu(më falni për këtë fjalë) se s’të shohim dot o kërmë. Të ka mallkuar populli dhe ata që ju vrave bijtë…mos prit të mbështesin.
    E mos e krahasoni me Enver Hoxhën! Ai jetoi, punoi, iku nga kjo jetë i nderuar, i përcjellë nga populli, e sado të thoni se e përmbysi ky, gënjeni 100%. Ky nuk guxonte të bënte gjë, bëri kur ai kish 5 vjet që kishte vdekur, i përdhosi varrin, i futi në burg të shoqen, por ata përsëri ikën me kokën lart. Ky do shkojë për lesh, po shkon për lesh.

  3. trafikanti i armeve dhe rekrutuesi i familjeve shqiptaro kosovare qe
    ju bashkuan shtetit Islamike Isis .
    Cfar pritet me !
    Perse nuk arrestohet ky Mut muti qe bo si i cmendur ?
    ku duhet te kthehen andej nga ka dal sa me pare .

  4. Rrofte Basha! says:

    Ky kafshe primitive mendon se eshte modern. Ka degjuar ne bote per martesat e hapura dhe deklaron se ai eshte i hapur ne martesen me Bashen.
    Me sa duket nuk ka haber se kjo do te thote “njeher ti dhe nje here une”, ne martesat njeseksuale. Ne martesat burr e grua funksionon qe gruaja te pallohet sa here te doje dhe me ke te doje, bile dhe me qen, me kusht qe edhe burri te beje te njejten gje.
    Ai ne menyre epike pyet :A jam i hapur? Dhe vet pergjigjet: Plotesisht i hapur!
    Berisha hiqet edhe me i avancuar se artistat e Hullivudit ne martesen e hapur. Ai bile pranon qe te tjeret te vendosin per rradhen dhe menyren e kesaj martese….
    Na zhgenjeve te terve or “malok”. Edhe “malok” edhe i hapur nuk vete. Ti je thjeshte nje “dru me pre”. Ti mund te jesh i hapur dhe te pranosh qe Basha te ta vere sa here te doje, por Basha ka nderruar ment. Ai ka vendosur qe te jete konservator ketej e tutje dhe jo i hapur. Ai te divorcoi dhe te mori edhe celsat e shtepise. Perfundove atje ku meritoje or monster! Pale flet edhe per martese te hapur, ti vrases ordiner!

  5. Moni says:

    Komunisti me bastard….nuk kam pare…e degjuar….?deri kur ,do haje mut ky kriminel me emer demokrat”

  6. Pty says:

    Fuck you bastard serb

  7. I.Hoti says:

    Cfarekriminelimashtrues! Ku eshte ajo mut drejtesie???? Ke vjellur shkaterruat pordhosur e vrare shqiptaret ne mes te dites !!! OOOO ZOT ku JE ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje