Nga Andi Bushati
Kryqëzata e Sali Berishës përgjatë qyteteve të Shqipërisë, po i shton atij mbështetjen e militantëve në të njëjtën masë që po pakëson partizanët e Bashës nga radhët e deputetëve. Arsyet e kësaj surprize tashmë janë komentuar: ato lidhen sa me emocionet dhe nostalgjinë për një lider të tradhëtuar, me derexhenë ku është rrokullisur kjo forcë në prag të atrofizimit, po aq dhe me pezmin dhe mungesën e besimit për drejtuesit aktualë, që po e çojnë partinë nga disfata në disfatë.
Por, sa do të forta dhe motivuese të duken për militantët këto arsye, ato janë krejtësisht të mangëta në raport me perspektivën dhe projektin që Berisha po shpalos për të ardhmen e PD-së. Ai vërtet ka folur për hapje dhe demokratizim të partisë, ai vërtet ka premtuar kthimin tek vota e anëtarësisë, që nga zgjedhjet për këllishllat bashkiakë e deri tek primaret për kryeministër, ai vërtet po kërkon që kryetari që humb të largohet pa kthim, por të gjitha këto duken thjeshtë si aspirina që doktrori po shpërndan për një trup që ka rënë në koma.
Pyetjet që shtrohen edhe përpara demokratëve edhe para publikut janë shumë më të thella. Përse po kërkohet mbledhja e firmave të kuvendit: thjeshtë për të shkarkuar Bashën? Po nëse kjo arrihet, çfarë do të bëjë Berisha: do të zgjidhet vetë apo do të mbështesë dikë tjetër? Po nëse kryetari aktual rrëzohet, ç‘do të bëhet me mbështetësit e tij, të cilët nuk kanë lidhje me berishizmin dhe janë prurje të reja?
A do të parashikojë PD-ja krijimin fraksioneve për të ruajtur edhe ata që janë mbështetës të Bashës brenda partisë? Dhe mbi të gjitha, përpara zgjedhjeve për kreun e PD-së sipas parimit me një anëtar një votë, shumë e rëndësishme është mënyra se si do të bëhet kjo. A duhet të udhëhiqet opozita për një kohë të gjatë me nga një drejtim kolegjal? A duhet shtruar kjo rrugë për të hapur fillimisht dyert për prurje të reja dhe rikthime figurash të së shkuarës, në mënyrë që gara për drejtimin të jetë e ndershme e hapur dhe e barabartë?
Sali Berisha ende nuk ka sqaruar asgjë nga këto. Edhe të premten në Elbasan, pyetjes së një antareje të kryesisë të degës për detajet e projektit të tij, ai nuk i dha dot përgjigje.
Natyrisht që nuk është e lehtë që ai të thotë që tani nëse do e marrë vetë partinë apo jo. Duke mos ditur forcën e tyre reale ai nuk ka në dorë, as të garantojë mekanizmin se si do ti mbajë të bashkuar mbështetësit e Bashës, nëse ata humbin.
Por, ama po qe se kërkon që nisma e tij të mos lexohet si një inat i verbër personal, si hakmarja e një njeriu ndaj tradhëtisë që i bëri kukulla që e pompoi vetë, Berisha është i dënuar të sqarojë çdo paqartësi.
Nëse Lulzim Basha u shndërua në qesharak me absurditetet që thoshte për veprimin e tij përsonal të përjashtimit, duke pretenduar se vëtëm ai e dinte se ç‘kishin në dosje amerikanët dhe vetëm ai e parashikonte gjëmën që mund ta gjente PD-në nëse atyre u thuhej jo, Berisha nuk mund të përdorë të njëjtën mungesë transparence.
Ai nuk mund të mjaftohet tu këkrkojë nënshkrimet demokratëve mbi një “çek të bardhë”. Ata duhet ta dinë që tani se për çfarë do ta hedhin firmën, si do të vijojë procesi, se kush dhe kur do të drejtojë PD sipas projektit të Berishës dhe se si do të ruhet uniteti me kundërshtarët e kësaj nisme.
Vetëm kështu një dallgë e ngritur mbi një rast personal mund të unifikohet me interesin e shumë të tjerëve. Pa hapur fillimisht një proces kolegjial të shëndoshjes së PD-së, që duhet ti prijë domosdoshmërisht garës për kryesimin e saj, pa siguruar se minorancat do të kenë zë dhe do të jenë të përfaqësuara, i gjithë turravrapi i “foltores” mund të shndërrohet një një flluskë sapuni. Në rastin më të mirë ai do ndryshojë një Lul me një tjetër, por do e lërë sërish opozitën në kënetë. Dhe që kjo të mos ndodhë, Berisha nuk duhet të kërkojë firma vetëm mbi zemërimin dhe emocionet, por ai duhet ti vërë përpara atyre që nënshkruajnë krejt projektin e detajuar.
I shkreti Andi . Tani po jep lexion se si te ” shendoshet ” PD-ja dhe te vijne ne pushtet hordhite berishiste e jo vetem, por bashke me kedo qe eshte kunder Rames. Kjo eshte enderra e Andi Bushatit . Dhe , per te ngjallur kufomen,(PD), po meson Doktor Mortjen . I shkreti Andi !
Me shkruar pa i vene pikat mbi i dhe e.
Pyetje absurde. Por nuk pritet gje nga mëndjesia jote.
Pyetja dihet të ishte:
Kur duhet të ndalohet Berisha?
Por edhe kjo si pyetje ka vetëm vlerën për të bërë zero pyetjen e këtij “kapos picirruk”,sepse Sali Berisha nuk u përgjigjet pyetjeve aq më tepër kur ato janë pa vend.
Recetë mizerabël,besoj që do e analizoj në hollësi Berisha recetën e Bushatit për shëndoshjen e PD-së.Analizë më idiote ka kohë që nuk kamë lexuar.Kjo është për dhimbje, jo pse e bënë këtë analizë, por se njeriu që e bënë këtë analizë shetitet nëpër studio televizive dhe ndikon në formësimin e ooinionit publik me këso broçkulla.Prandaj nuk është e rastit, që këtu e 30 vite e kanë sunduar e shkatërruar këtë vend, lloj lloj bande grabitqarësh e vrasësish dhe ja kanë hedhur paq pa i munguar asgjë për hajnin e vrasjet që i kanë bërë.Eshtë mirë që SPAK-u të filloj të merret më burgosjen e hajnave e vrasësve politik ndërkohë që Bushati dhe Bushatë të tjerë le të vazhdojnë me recetat për shëndoshje.
Për drejtimin e shtetit në luftën e dytë botërore, anglezët e morën Churchill nga maja e çatisë së shtëpisë që po rregullonte vetë, sepse i pikonte, dhe e vendosën në kolltukun kryeministror, si domosdoshmëri që e kërkonte koha.
Por me Berishën puna ndryshon. Këtij nuk i pikon çatia, ky ka gjithë jetën që hedh gurë mbi çatinë e shtetit dhe të të tjerëve, si një sport që i jep kënaqësi dhe pa të cilin nuk mund të rrojë dotë. Tani sheh se rrezikohet seriozisht për aktivitetin e tij, ndaj nxiton të tregojë se, nëse nuk e lënë të qetë në strofullën e ngrohtë që ka ndërtuar, ai do filloj avazin e vjetër për të tromaksur shtetin dhe miletin.
Gomari hibrid je kthy o zog gomarit prej blloku.Ne qofte se Saliu eshte ne perpelitjet e fundit,zotrote po e arrin objektivin,ate te idiotit me patente idioti.
Se shpejti do filloje pune SPAK kunder qelbesirave te kalibrit te Saliut,e shpresoj sa me pare,e ty,do te te mbeten pendet e tij ne dore,kjo po eshte kauze per te rrezuar ate Ramen e urryer,qe qypa WC -je si puna tende,nuk ju quan te denje as te bej shurren ne to.
Problemin themelor qe ka Berisha dhe PD ja e ka me USA dhe jo me lulin. Andi te keshilloj te thellosh studimet ne gazetari,politike dhe filozofi. Ndiq rregullisht nje universitet te sakte se keto te tiranes as per te urinuar nuk te mesojne. Megjithate si analist per ne albani je me rregull.
Andush ,biri i gjishit nuk e kuptoj perse kete radhe nuk ke intuiten te kuptosh se:Sali Berishen e prodhoi “fabrika “per te ngrene kokat e disa te “Birose Politike”ku bente pjese edhe gjishi dhe ishte e drejta eskluzive vetem e “fabrikes ” qe ta çmontonte Saliun , ku per rrjedhoje çmontimi i tij ka filluar !Por ti ke bere nje pyetje se perse e vazhdon Berisha lojen me Bashen dhe aresyeja eshte se: Fabrika qe prodhoi Saliun la te lire qe ai te zgjidhte pasardhesin e tij dhe ai doli me vendosjen e Lulit ne krye te PD si me i besuari i tij!Por ç’fare ndodhi ,fabrika i pa qe te dy te pa besueshem e per rrjedhoj po te ndermerte masa edhe per birin e tij shpirteror do te lekundej disi opinioni per te ,ndaj ajo rifuti ne skene duke i lene hapur “ndeshkimin Berishes”,duke ndjekur te njejten rruge te saj me kete personazh pra meqenese Luli eshte prodhim i Berishes ia la atij ta ç’montoje e me pas “Fabrika ” do te çmontoje edhe Saliun!Pra me nje gur vrau dy zogj duke i hequr si persona te padeshiruar te saj!Ky eshte skenari dhe aresyeja se perse nuk po ndeshkohet Berisha akoma duke u vene nen akuze pasi kjo do te ndodhe pasi ai te kete shkarkuar Lulin!
Pra PD do te pastrohet edhe nga Saliu edhe nga Luli qe te filloje te rindertohet sepse po ta vesh re me detaje Luli eshte nje kopje e shemtuar e Berishes ku mendon si ai,vepron si ai dhe urren po si ai!Ja perse duhet ndeshkuar te dy si minues te deokracise ne Shqiperi.
O Bushat rrocka – analizën filloje pasi Birisha të jetë futur në burg
Andi Bushati,kerkon ti bej edhe qylafin kreut te foltores se qeleshen e ka vene me kohe.
O Andi,thuaj troc se PD,eshte parti pa prespektive se u ngrit mbi bazen e koncepteve te PP,jo si parti e tipit perendimit.(mjafton qe udheheqesi legjendar,eshte kapur me thonj e dhembje pas karrikes se kryetarit).
O Andi,shpjegoja mire se Partite nuk dallohen nga ngjyra e fustanit, qe kane veshur(blu apo Tose,te bardhe apo te zi),por nga programet.Deri tani,u provua,eshte parti me shume regresive jo progresive.
Mjaft i vure lider,se plaka nuk behet me e re.
O Bushat, di gjë për atë gjyqin në Francë ti? U hap apo jo.?
Ku do te ndalet Berisha?Mbi pjeshken e vera kapos
Andi dhe Saliu nje dyshe e persosur!