Pas shpalljes së emergjencës për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama pritet të dalë sot që të prezantojë një plan masash.
Siç ka bërë me dije kreu i qeverisë masat kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimeve.
Në një konferencë për mediat, Rama tha se kriza vjen pasi është prekur e gjithë Evropa dhe se vendi është i varur nga tregjet ndërkombëtare.
Kriza, sipas kryeministrit do të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm.