Ministrja e Financave: Borxhi publik deri në fund të vitit mund të shkojë në 80%

11 Tetor 2021, 22:10Ekonomia TEMA

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se borxhi publik është aktualisht në nivelin 77%, ndërsa paralajmëron rritje të tij deri në fund të këtij viti.

Këtë deklaratë ministrja e bëri në studion e “Now” në Euronews Albania me gazetaren Erla Mëhilli.

“Borxhi sot që flasim është në nivelin 76-77 %, pritet që deri në fund të vitit të shkojë deri në 80%”, tha ajo.

Ajo theksoi se kriza energjetike nuk parashikohet të ndikojë në rritjen e borxhit. Ministrja tha më tej se regjimi i fiskalizmit do të ndikojë  pozitivisht në uljen graduale të borxhit publik, por dhe të deficitit.

“Kriza energjetike nuk parashikohet të rrisë më tej nivelin e borxhit, ndërkohë nga viti 2022 ne do të hyjmë në një regjim tjetër të konsolidimit fiskal ku niveli i borxhit dhe niveli i deficitit parashikohen të ulen në mënyre graduale”, tha ajo.

1 komente në “Ministrja e Financave: Borxhi publik deri në fund të vitit mund të shkojë në 80%”

  1. Lili says:

    Sigurisht se do na e shesin si sukses te qeverise Rama borxhin ne nivel 80% !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje