Modeli i ri BMW X3 dhe X4

11 Tetor 2021, 10:50Lifestyle TEMA
Modeli i ri BMW X3 dhe X4

Pamje e re, pajisje të përmirësuara dhe një strukturë e përshtatur për klientin: BMW u ka dhënë një rifreskim total modeleve të suksesshme BMW X3 – Sports Activity Vehicle (SAV)  dhe BMW X4 – Sports Activity Coupé (SAC).

Më sportive, më moderne dhe më dixhitale. Në fazën e dytë të ciklit të modelit, BMW ka rifreskuar modelet e saj të suksesshme me dizajn të ri, pajisje të përmirësuara dhe një strukturë të përshtatur për klientët. Pjesa e përparme e ridizenjuar dhe pjesa e pasme gati e transformuar, theksojnë pamjen sportive me nota agresive off-road të gjeneratës së tretë BMW X3. Edhe gjenerata e dytë e BMW X4, huazon të njëjtën pamje ballore, me fenerët e ridizenjuar dhe grilën e re por duke ruajtur një dinamizëm të dukshëm në pjesën e pasme. Rifreskimi finalizohet me interiorin modern, opsione të reja dhe sistem informues të avancuar. Për ata që kërkojnë më tepër, kujdeset veçanërisht BMW M GmbH.

BMW X3 me elementë klasikë X dhe gene sportive.

BMW X3 e re ka një pamje më moderne dhe përcjell një prezencë më të fuqishme, me ndryshime të dukshme në pjesën ballore dhe të pasme ku theksohen detajet off-road. Grila tipike në formë veshkash BMW, parakolpi dhe prapakolpi si dhe fenerët e ridizajnuar, me grafika tërësisht të reja. Elemente të një cilësie të lartë off-road si mbrojtja e pjesës së poshtme dhe profilet anësore në stilin e X Line tashmë janë opsione standart. Genet sportive theksohen nga paketa sportive M dhe BMW X3 M40i (konsumi i kombinuar i karburantit: 9.5 – 8.8 l/100 km sipas WLTP; emetimet e kombinuara të CO2: 216 – 199 g/km sipas WLTP) dhe BMW X3 M40d (konsumi i kombinuar i karburantit: 7.3 – 6.6 l/100 km sipas WLTP; emetimet e kombinuara të CO2: 192 – 173 g/km sipas WLTP).

Maskarino e re dhe fenerë më të hollë.

Ridizenjimi i gjithë pamjes ballore, me fenerët që janë rreth dhjetë milimetra më të hollë e bëjnë BMW X3 të duket pothuajse si një automjet i ri. Grila tashmë është më e madhe se më parë dhe është përfshirë në një kornizë të vetme. Një shirit i zi, në të cilin është e pozicionuar kamera siguron ndarjen vizuale të grilës. Fenerët e përparmë ofrojnë teknologji të plotë LED në seri. Përveç fenerëve opsionalë LED adaptiv me funksion Matrix, ku në varësi të motit të keq përshtatet funksioni i dritave të mjegullës, BMW ofron edhe Laser Light, me një distancë deri në 650 metra.

Interiori i rinovuar dukshëm

Modelet e reja BMW X3 dhe BMW X4 kanë huazuar kolonën qëndrore të serisë aktuale BMW 4. Ekrani qëndror Control Display, me funksion prekje dhe diagonale të ekranit 10.25 inç, tani ofrohet si standard në të gjitha automjetet. Një version tjetër 12.3-inç  është gjithashtu i disponueshëm si opsion ekstra. Pajisjet standarde tani përfshijnë sedilje sportive të veshura me Sensatec si dhe klimatizator automatik me 3 zona. Për të thjeshtuar procesin e konfigurimit për klientët, është minimizuar me 30 përqind kompleksiteti i versioneve dhe pajisjeve opsionale. Përveç mbajtëses së gotave dhe një embleme të veçantë për modelin, në kolonën qëndrore “strehohen“ leva e marsheve, butonat për sistemin start / stop, freni elektrik i parkimit, kontrolli i zbritjes dhe funksione të ndryshme të guidës. Butoni i ndezjes së motorit është pozicionuar gjithashtu këtu. Elementë të rinj elegantë dhe materiale më cilësore  theksojnë linjat horizontale në brendësi. Nuk mungojnë funksionet shtesë që sjell paketa e ndriçimit të ambientit, e cila krijon një atmosferë veçanërisht cilësore dhe relaksuese në brendësi.

Ju mund të shihni këto modele si dhe të tjera në sallonin e TAG Albania Sh.p.k. – Përfaqësuesi zyrtar dhe ekskluziv i BMW-së për Shqipërinë, në adresën: Autostrada Tiranë-Durrës, Km.8, Kashar, Tiranë.

Njëkohësisht mund të na kontaktoni për të rezervuar takimin tuaj në servis. Përgatituni për stinën e ftohtë të dimrit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje