Grabitet gjatë natës zyra e Kadastrës në Vlorë, drejtori: Hajduti hyri nga dritarja dhe doli nga dera

12 Tetor 2021, 11:07Politika TEMA
Grabitet gjatë natës zyra e Kadastrës në Vlorë,

Mbrëmjen e kaluar janë vjedhur disa dokumente në zyrat e Kadastrës së Vlorës,që ndodhet në pallatin e Kulturës.

Bardhi Gjika, drejtori i kësaj zyre tregon se hajduti është futur nga dera dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe ka dalë nga dera kryesore pasi ka thyer dyert e dy zyrave, asaj të pronës dhe të Mbrojtjes së tokës. Ai dyshohet të ketë qenë i maskuar dhe i armatosur.

“Rreth mesnatës jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat. Zyrat e pronave. Gjeta policinë dhe rojet.

Po bëjmë një inventar për të parë se çfarë mungon. Është hapur edhe zyra e drejtorisë dhe administrimit të mbrojtjes së tokës. Nuk kemi për të thënë vjedhje dosjesh sa të mësojmë.

Nëse ka humbur një dokument. Monitorohet nga kamerat. Roja e ka konstatuar dhe ka njoftuar. Ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe pastaj ka dalë nga dera kryesore”, shprehet Bardhi Gjika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje