Lefter Maliqi jep lajmin e trishtë: S'do të jem kur të vijë Berisha në Berat se tani jam me LSI-në dhe s'dua të ndryshoj më parti, për mua ai mbetet idhull

14 Tetor 2021, 12:02Politika TEMA

Lefter Maliqi ka dhënë një lajm të trishtë që nuk pritej.

Teksa foli për situatën politike në vend ai tha se nuk do të jetë në takimin e radhës të Sali Berishës në Berat pasi nënvizon se tani është me LSI-në dhe se nuk do të ndryshojë më forcë politike.

“LSI-ja për mua është shtëpia ku e nisa dhe aty dua ta mbaroj.

Nuk diskutohet që unë kam idhull Sali Berishën dhe kam mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë kur unë kam qenë deputet dhe kryetar i pushtetit vendor në zonën e Beratit që ka ngelur me ato investime.

Sigurisht mbase nuk do të jem i pranishëm në Berat por jam me atë dhe do të shkojnë mbështetësit e mi që kanë votuar PD në takimin që do të bëhet në qarkun e Beratit dhe mezi pres që të bëhet ndryshimi brenda opozitës”, tha Lefter Maliqi. (TemA)

2 komente në “Lefter Maliqi jep lajmin e trishtë: S’do të jem kur të vijë Berisha në Berat se tani jam me LSI-në dhe s’dua të ndryshoj më parti, për mua ai mbetet idhull”

  1. Mal Cori says:

    Mooss! Kete nuk duhej te na e thoshe, ne keto momente.
    Na preve krahet o Lefi….

  2. Vlora says:

    Lefter maliqi me ngjan si baxhanaku i qenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje