Basha mesazh Berishës për ditëlindje: Fundi i njëjtë për këdo që vendos para interesat personale

15 Tetor 2021, 11:06Politika TEMA
Basha mesazh Berishës për ditëlindje: Fundi i njëjtë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një pjesë nga fjala e tij dje në Kuvend e cila duket si një mesazh edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha në 77 vjetorin e lindjes.

“Por edhe një herë po të them, bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso, po shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendos interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret ndonjë fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb që ka vendosur të ec përpara.

Dhe po të them, Partia Demokratike ka vendosur të ecë përpara dhe të udhëheqë përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar të gjitha shqiptarët, që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë pengesën tash 8-vjeçare që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri”, deklaroi Basha.

1 komente në “Basha mesazh Berishës për ditëlindje: Fundi i njëjtë për këdo që vendos para interesat personale”

  1. Populli says:

    Si guxon e flet per interesat e shqiptarëve ti i pusht qe vodhe e vrave.o kamarjer kermen hollande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje