Robert Durst, personazhi famëkeq i dokumentarit të HBO “The Jinx”, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e shoqes së tij të ngushtë.
78-vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e Susan Berman në vitin 2000, në shtëpinë e saj në Beverly Hills, pak orë para se ajo do të merrej në pyetje nga hetuesit për zhdukjen e mistershme të gruas së parë të Durst, Kathleen McCormack Durst, që prej vitit 1982. Avokatët e Durst kërkuan rigjykim të çështjes, por kërkesa u refuzua nga Gjykata.
McCormack Durst u shpall ligjërisht e vdekur në vitin 2017, por trupi i saj nuk u gjet kurrë dhe askush nuk është akuzuar për zhdukjen e saj.
Gjatë seancave gjyqësore, Durst nuk pranoi kurrë se kishte vrarë gruan e tij të parë dhe Berman. Ai tha se e kishte gjetur Berman të shtrirë në tokë të pajetë, në dhomën e tij, me plagë në kokë nga e shtëna me pushkë. Por gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e çështjes, Durst pranoi se kishte dhënë dëshmi të rreme pesë herë gjatë seancave. Ndërsa një mik i përbashkët, Nick Chavin, dëshmoi se i akuzuar i kishte thënë “O unë, o ajo, nuk kisha zgjidhje tjetër”, duke iu referuar Berman-it.
Në vitin 2015, gjatë xhirimeve të dokumentarit, Durst duket sikur pranon vrasjen e të dy grave. Në skenën e fundit të xhirimeve, duke mos kuptuar që mikrofoni ishte ndezur, ai dëgjohet të thotë me vete: “Çfarë dreqin bëra? Sigurisht që i vrava”. Por gjatë gjyqit u zbulua se ato fjali ishin shkëputur dhe bashkuar duke u nxjerrë nga konteksti. Ndërsa Durst tha se kur kishte xhiruar dokumentarin ishte i droguar.
Kjo ishte hera e dytë që Durst dilte në gjyq, i akuzuar për vrasje. Në vitin 2003 ai pranoi se dy vite më parë kishte vrarë dhe shpërfytyruar fqinjin e tij në Galveston, Teksas. Ai tha se e kishte bërë këtë për vetëmbrojtje dhe nga paniku e kishte prerë me thikë atë. Prokurorët e akuzuan se donte të rrëmbente identitetin e tij për t’i shpëtuar hetimit për zhdukjen e bashkëshortes, por Gjykata e shpalli të pafajshëm në atë kohë.
LOS ANGELES, CA - MARCH 04: New York real estate scion Robert Durst appears in court for during opening statements in his murder trial on March 4, 2020 in Los Angeles, California. The 76-year-old defendant, charged with murdering a friend in December 2000, has been behind bars since March 14, 2015. (Photo by Etienne Laurent -Pool/Getty Images)
INGLEWOOD, CA - AUGUST 09: Robert Durst, 78, New York real estate scion, takes the stand and testifies in his murder trial answering questions from defense attorney Dick DeGuerin, left, at the Inglewood Courthouse on August 9, 2021 in Inglewood, California. Durst is charged with the 2000 murder of Susan Berman inside her Benedict Canyon home. He testified Monday that he did not kill his best friend Berman. (Photo by Gary Coronado-Pool/Getty Images)