FOTOT: Socialistët sfidojnë Macron me një "emigrante"

15 Tetor 2021, 10:52Bota TEMA
FOTOT: Socialistët sfidojnë Macron me një "emigrante"

Anne Hidalgo është kandidatja e socialistëve francezë për zgjedhjet presidenciale. Mediat franceze raportojnë se politikania 62 vjeçare që ka shërbyer edhe si kryetare e Bashkisë së Parisit, mori 72% të votave nga anëatarët e partisë nga numërimi i më shumë se 90% të fletëve të votimit. Përballë saj qëndronte si rival, ish-ministri i Bujqësisë, Stephane Le Foll.

Skema politike franceze me këtë zhvillim ndërlikohet disi. Sondazhet tregojnë se Hidalgo, vajazë e imigrantëve spanjollë nuk qëndron mirë më shifrat.

Përballë presidentit aktual, Macron, rivalët më të fortë janë liderja e të djathtës, Marine Le Pen dhe pas saj, ultrancionalisti, Eric Zemmour që ka lënë të kuptohet se nuk e përjashton kandidimin.

Nga ana tjetër anëtarë të Partisë së të Gjelbërve, shpresojnë se Hidalgo do të heqë dorë dhe do të mbështesë kandidatin e tyre Yannick Jadot për të shmangur kështu ndarjen e votës së majtë.

3 komente në “FOTOT: Socialistët sfidojnë Macron me një “emigrante””

  1. ZHEJI koke pa lari says:

    Cfare shkruani Hidalgo ka nje karriere te gjate ne PS dhe eshte e zgjedhur aktualisht Maire de Paris nuk eshte emigrante por me origjine Espagnole

  2. Parruca says:

    PS ne France ka falimentuar me kohe. Ne zgjedhjet e fundit presidenciale mori rreth 6% te votave. Tani me kete kandidate dordolec nuk ka shance te fitoje me shume se aq.

  3. Luk says:

    Futja kot per lajm . Kete se njeh njeri me per emigrante ndoshta prinderit e saj jan me origjine spanjolle .Pastaj Kjo eshte zgjedh njehere nga francezet dhe me goxha sukses. Seshte kollaj te jesh Bashkiake e Parisit. Kjo eshte si historia e bashkiakut te Londres . Kur ishte kandidat jo eshte pakistanez jo emigrant etjere .Sikur i sapoardh nga Pakistani . Ai kishte mbi 20 a 30 vjet kariere re sukseseshme politike perpara e ne nivele te larta. Ish minister i Tony Blair .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje