Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me emërimet e reja të ambasadorëve në shtetet e Ballkanit, do të kenë një vëmendje të madhe në kohën kur rajoni po kalon në tensione të ndryshme politike.
Emërimi i Christopher Hill, diplomat me përvojë ndërkombëtare, edhe ballkanike, si ambasador i ShBA-ve në Serbi është një fakt se diplomacia amerikane po rikthehet në rajon.
Hill ka mbajtur poste të rëndësishme në diplomacinë amerikane.
Ish-diplomati i pensionuar konsiderohet si një negociator i vështirë dhe këtë status e konfirmoi edhe gjatë periudhës kur ishte i dërguar special për Kosovën në negociatat e vitit 1999 në Rambuje të Francës, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999, ku ishte pjesë e grupit të njohur si i kontaktit.
Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfrey, i cili ka qenë ambasador në Beograd që nga muaji nëntor i vitit 2019.
Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.
Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekretarit të Shtetit për Shërbim të Shquar.
Theksojmë se ai i flet rrjedhshëm gjuhët sllave, polake, dhe frënge.
Gjatë vitit 2021, ai ishte një asistent profesor në Universitetin Columbia në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike.
Duhet kujtuar se zëvendës ambasadori amerikan në Beograd, Gabriel Escobar, së fundmi është emëruar zëvendës ndihmës sekretar në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.
Matthew Palmer, i cili e mbajti këtë pozicion para Escobar, është emëruar i dërguar i SHBA për reformat zgjedhore në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa në Kosovë do ta kemi së shpejti ambasadorin e ri amerikan pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e emëroi në korrik diplomatin Jeffrey M. Hovenier për postin e ambasadorit të Kosovës.
Ai është një diplomat karriere në Departamentin e Shtetit, i cili së fundmi ka shërbyer si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuata në Ankara të Turqisë.
Këto ndryshime të diplomatëve në Ballkan interpretohen si një përpjekje e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për të forcuar praninë amerikane në rajon.
Chris Hill me sa di une ka qene Sekretar i Pare i Ambasades dhe jo ambasador. Ambasadori i pare ne Shqiperi ka qene PLEHRA WILLIAM RAYERSON por Chris Hill ka qene nga diplomatet e pare qe erdhen qe ne fillim kur u hap ambasada e me vone erdhi LLUMI RAJERSON.
Chris Hill ka qene ne beograd, jo ne shqiperi. Njeh mire ballkanin, eshte i qarte dhe i vendosur ne qendrimet e tija. Ka botuar disa shkrime mbi luften ne bosnje dhe ne kosove. Aty demaskon serbine qe luften ne bosnje e quante lufte fetare. Shpjegon perse komuniteti nderkombetare ne bosnje nderhyri me vonese dhe pse ne kosove reagoi shpejte. Ai thote se lufta ne bosnje filloi pas renies se murit te berlinit, kur perendimi ende nuk ishte pergatitur per situata te tilla. Ndersa ne kosove u reagua me shpejte pasi kishin pervojen e bosnjes dhe njihnin taktikat serbe. Hill thote se ne bosnje serbet rrethuan sarajeven dhe e bombarduan per dy vjet e gjysem pasi bosnja ishte vend i izoluar. Kete nuk mund ta benin me kosoven qe ishte ne kufi me shqiperine. Por dhe sepse perendimi kishte shume me teper te dhena per genocidin serb ne kosove. Dosja ishte mbushur dhe nisen bombardimet.