VIDEO: Përgjaket sërish Afganistani, shpërthim me bombë në një xhami, raportohet për disa viktima

15 Tetor 2021, 12:17Bota TEMA
VIDEO: Përgjaket sërish Afganistani, shpërthim me bombë

Një tjetër shpërthim me bombë ndodhi në një xhami në qytetin afgan të Kandahar.

Mediat e huaja raportojnë se deri më tani të paktën 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 13 të tjerë.  Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes.

Ky është sulmi i dytë ndaj xhamive shiite në Afganistan brenda një jave. Rikujtojmë se Kandahar, i cili ndodhet në jug të vendit, është bastioni i talebanëve, një bastion për sulmet e armatosura që ka përfshirë pjesën më të madhe të Afganistanit gjatë muajve të fundit.

Purported video shows the scene at Fatemieh Imam Bargah in #Kandahar after an explosion was witnessed during prayers. #Afghanistan #Afghan #Kabul #Taliban #Talibans pic.twitter.com/vAW9oGqzCB

— The Pakistan Daily (@ThePakDaily) October 15, 2021

1 komente në “VIDEO: Përgjaket sërish Afganistani, shpërthim me bombë në një xhami, raportohet për disa viktima”

  1. Shqiptaret qe drejtuan Perandorine Osmane dhe Perandorine Romake says:

    U prefshin ne paqe.

    Zoti qofte me ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje