Policia ka sekuestruar pasurinë e dy vëllezërve, Arjel dhe Oltjon Legisi, shifra e të cilës arrin deri në 150 mijë €.
Dy vëllezërit kanë pasur precedentë të mëparshëm penal në trafikim personash të rritur dhe prostitucion.
Nga të dhënat e policisë, shtetasi A. L, është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.
Ndërsa shtetasi O. L, është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.
Policia njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.