Misteri i vdekjes së 4 rusëve në Kavajë, kolegia e viktimës: Po shkruhen gjëra pa kuptim, si ka mundësi që...

18 Tetor 2021, 20:17Kronika TEMA

Vdekja e 4 rusëve në hotelin në Qerret të Kavajës mbetet ende një mister. Sergey Burenkov, 60 vjeç, bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kishin ardhur për pushime në Shqipëri.

Sipas dëshmisë së punonjësve të hotelit në Kavajë, rusët kishin kërkuar të shkonin në sauna dhe diçka për të ngrënë e pirë.

Kur askush nuk po e hapte derën e saunës, u gjetën trupat e pajetë. Uji i pishinës është dërguar për ekzaminim, pasi dyshohet se kishte shumë klor.

Për median ruse Kuryer Sreda, ka folur Anastasia, mikesha e 60-vjeçarit.

“Punonim së bashku. Jam e shokuar. Diçka i ka ndodhur, jam e sigurt që ata nuk mund të mbyteshin apo të helmoheshin njëkohësisht.

Dikush do të lëvizte apo duhej të rrëzohej, por ata qëndronin ulur në vendet e tyre. Po shkruhen gjëra pa kuptim, ndoshta nuk e marrim vesh kurrë se si vdiqën,” thotë ajo.

9 komente në “Misteri i vdekjes së 4 rusëve në Kavajë, kolegia e viktimës: Po shkruhen gjëra pa kuptim, si ka mundësi që…”

  1. Tirona says:

    Jane kontrolluar kamerat, nese hoteli nuk eshte i paisur me kamera ne te gjitha sektoret, te mbyllet per 5 sezone, ti vihet nje gjobe shume e madhe, i gjithe personeli ti ngjiren te zite e ullirit nga prokutoria, pronari direkt ne arrest me burg, po nuk u bo kjo dijeni se sezoni i ardhshem veror do te bojkotohet nga turista

  2. pjeter says:

    Keto vitet e fundit jane shfaqur vdekje te mstereshme shpesh me ruse ne mes.Asnje informacion per profesionet e Ruseve?
    Ne qofte se eshte vdekje ne shkaqe aksidentale, do dali e verteta,por ne qofte se eshte e qellimeshme,veshtire te gjendet PSE-ja,po nuk u be e ditur se kush ishin saktesisht Ruset qe u gjenden te vdekur ne Hotel.

  3. Lexus Gazete says:

    TANI KA TEKNOLLOGJI QE ZBULON SHKAQET E VDEKJES SHEKUJ ME PARE DHE TE MOS ZBULOHET SHKAKU I VDEKJES PES DIT ME PAR! NE RAST SE NUK E ZBULON DOT SHQIPTARET DO E ZBULOJNE ME LEHTESI RUSET SE TRUPAT DO TRASPORTOHEN NE RUSI. SHQIPERIA TE PAGUAJ TE GJITHA SHPENZIMET PER FAMILJARET E VIKTIMAVE, TRASPRT E CDO SHPENZIM QE DO BEHET PER ATA. KEJO NGJARJE ESHTE HUMBJE E MADHE PER SHQIPERIN SE KY LAJM ESHTE HAPUR NE GJITH BOTEN, JO VETEM TURIZMI DO BJER NDJESHEM POR DO KRIJOHET OPINION I KEQ NE MBAR BOTEN PER SHQIPETARET QE VRASIN MIQT NE SHTEPIN E TYRE PA ASNJE SHKAK. KETE SHQIPERIA NUK E MERITON, BILES MERITON TE KUNDERTEN. KA SHUM FAKTE QE SHQIPETARI ESHTE SAKRIFIKUAR PER TE MBROJTUR TE HUAJIN EDHE KUR NUK KA PASUR ASNJE LIDHJE ME TE HUAJIN.

    1. Dardan says:

      Edhe po t’i kene helmuar ruset, t’i paguaje Shqiperia shpenzzimet?

  4. Titi says:

    Hahah, uji i pishem me klor, a thua se ne nje hotel lluksoz klientet pine uje cezme!?

  5. genti says:

    mos i ka vrare FSB/KGB

  6. Sara says:

    kjo nuk besojse eshte ceshtje policie, po agjencish inteligjence… poliia jne duhet te kerkoje asistence nga FBI apo agjenci te tjera te specializuara… ruset dihen qe perdorin taktika te tilla ne coroditjen e opinionit publik per te arritur qellime politike, s’e kane per gje te vrasin ruse e cfare t’u dali perpara ne rrugen drejt qellimit…

  7. Davidi says:

    Nqs do te kete pasur sasi te tepruar klori dhe kjo mund te shkaktoje vdekjen, atehere aty mund te kish vdekur kushdo. Kto menaxhime te improvizuara biznesesh bashke me mirembajtjen alla shqiptarçe, jane me sa duket nje rrezik shtese ne ato pafund qe kemi.

    1. Rita says:

      Skenari me i mundshem eshte qe te jene asfiksuar ne Saune, dhe i kane transportuar ne pishine ne pozicione te ndryshme.Dhe ne se hoteli ka qene fare bosh si fund sezoni kjo eshte e besueshme.Uroj te kete Kamera qe te tregoje levizjet e ambjentit.Po te ishte uji i pishines me helm ( klor ) dikush do te kerkonte ndihme nga grupi .Pra jo nje vdekje e komanduar ,te gjithe ne te njejten kohe.Dhe ,,,po sikur te jete nje vet-flijim ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje