Sa herë shoh Kosovën, më vjen keq për Shqipërinë

18 Tetor 2021, 17:53Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Tashmë po kthehet në një ligjësi, që Kosova reagon me shpejtësi të admirueshme ndaj zhvillimeve politike, ndërkohë  që në Shqipëri duket sikur koha ka ngecur në vend.

Vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme situata në Prishtinë duket se ka ndryshuar rrënjësisht, ndërsa në Tiranë këneta ngjan të jetë e patrazuar, edhe pse “foltoret” e ish-kryeministrit të rrëzuar nga pushteti 8 vjet më parë vazhdojnë të jenë i vetmi lajm i rëndësishëm politik.

Kosova ka ndërruar brezin e tretë të politikanëve në pak vite dhe po përgatitet, ndoshta pa shumë dhimbje, për të kartërtin, ndërsa tek ne pas 31 vjetësh debati i vetëm që shtrohet për zgjidhje është, në do ta kemi prapë udhëheqës të madh Sali Berishën apo jo.

Politikani “yll në ngjitje” i Kosovës, që fitoi një shumicë të bollshme para pak kohësh, papritur e shikon veten të lëshuar në pikën e nisjes, njësoj si ata futbollistët e mëdhenj, të cilët paralajmërohen në mes të ndeshjes me karton të verdhë dhe që fama nuk i ndihmon të mos dalin përfundimisht nga fusha, nëse e përsërisin gabimin. Dhe besoj se të gjithë biem dakord se zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovë ishin një këmbanë që binin për veshët e Albin Kurtit.

Që do të thotë se shqiptarët e Kosovës janë të pakënaqur me qeverisjen e tij dhe për ta shprehur këtë nuk kanë pritur gjatë.

Ndërkohë që sot në Tiranë askush nuk e quan shumë problem pse Edi Rama është forcuar politikisht, pas 8 vjetësh në krye të një qeverisjeje më shumë se problematike, ngaqë prozhektorët e publikut, ndoshta fare për meritë të tij, janë drejtuar tek opozita e lodhur e Lulzim Bashës dhe e Sali Berishës.

Dhe pyetja e natyrshme është se si ka mundësi, që i njëjti popull dhe i njëjti komb të prodhojë rezultate kaq të ndryshme në një kontekst kaq të përafërt gjeopolitik.

Përgjigja është një edhe e vetme, sipas meje. Është kryesisht sistemi dhe pastaj ndoshta edhe raporti i ndryshëm të dy shteteve shqiptare me flamur të ndryshëm me faktorin ndërkombëtar.

Shqipëria po e vuan si askush tjetër në rajon e më gjerë marrëveshjen e ligë të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, e cila që prej 8 vjetësh po rëndon më shumë në kurriz të popullit opozitar. Kjo është kryetarokracia, e cila ka promovuar bipolaritetin poilitik, që i ndan qytetarët si me thikë në dy vatha bardhezi.

Njësoj si diktaturat kishin, nga njëra anë njeriun e ri, dhe në tjetrën armikun e klasës. Një mikroklimë e poshtër, që nuk lë vend për një alternativë tjetër në mes, për të cilën janë ngritur me dhjetëra pengesa dhe çarqe për t’ia bërë jetën dhe mbijetesën pothuajse të pamundur cilitdo rebeli dhe të pabinduri ndaj sistemit.

Përfundimi është tragjik. Zgjidh njërën prej dy të këqijave, edhe nëse e bardha nuk ekziston, të paktën voto atë më pak të zezën, që anon më shumë nga grija. Ndërkohë që Kosova nuk e ka pasur asnjëherë këtë kufizim, për fatin e saj të mirë.

Kurse unë e kam bindje se për shkak të politikanëve të paskrupuj, Shqipëria ka abuzuar fort edhe me sovranitetin e saj të plotë, mundësi që nuk e ka pasur dot Kosova, për arsye historike. Dhe paradakosi është se ne sot po vuajmë në kurriz faktin që kemi marrë vendime të këqija kundër vetes sonë, për të cilat të huajt nuk na ndalonin dot, ndërkohë që Kosova e ka pasur të pamundur t’i merrte, për shkak të sovranitetit të kufizuar të saj. Dhe për këtë arsye ajo ka shpëtuar dhe nuk po i vuan si ne sëmundjet e deformimit të demokracisë.

Kjo e shpjegon edhe faktin se pse “sovranistët” e thekur në të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë, zakonisht u përkasin radhëve të politikanëve problematikë.

Kaq e thjeshtë është historia, dhe ky është shkaku se pse u bë shumë kohë që, sa herë shoh Kosovën, më vjen keq për Shqipërinë.

14 komente në “Sa herë shoh Kosovën, më vjen keq për Shqipërinë”

  1. Taulant says:

    O debil nuk e kupton qe ne Shqiperi nuk ka demokraci .
    Partite jane banda qe kane pushtuar politiken .
    Jemi 30vjet mbas Kosoves ne te gjitha aspektet.
    Jemi shume injorant e provincial por edhe fodull e egoist.

  2. Kosovari says:

    Operacioni doli me sukses, pacienti vdiq.
    Dmth shkrimi qendron por kendveshtrimi eshte i gabuar. E kam fjalen vetem per pjesen e pare, ku Patozi thote se e ka fajin “nderrimi kushtetues”.
    Kurrësesi nuk eshte shkaku kryesor!!!
    Shkaku kryesor o Patoz eshte se dilni e thoni idiotesine me te madhe qe mund te thote dikush kur del e kerkon votat… “Vetem nje here do kandidoj dhe nqs nuk fitoj do jap dore heqie” ne vend te ” Der sa te mundem do kandidoj, der sa te vdes, der sa te heq keta te qelbur nga politika”.
    Mundesia tjeter per tu zgjidhur, me nje pale zgjedhje?!?!?!?!?! Ku eshte degjuar kjo!?
    Ne kete menyre dergon DY mesazhe te qarta
    1.Polpullit.I thua e u’a ben te ditur se je ketu per te ata dhe populli ka ku te mbeshteten edhe nqs bene gabim qe votuan dike tjeter. E kuptove?!
    2.Partive.U tregon partive te medha se ty nuk te kane “halë” vetem nje pale zgjedhje por der sa te ikesh nga kjo jete. Keshtu qe do lodhen te merren gjithmone me zonen tende dhe avash avash do fillosh te ngrihesh.
    Edhe nje keshille te fundit. Kur iken nga nje parti, thjesht thua ” nuk me pelqeu aty se ishte bere parti korrupsioni” dhe asgje tjeter. Zerooo.
    Keshtuqe, populli nuk te lidh me me partine e korruptuar.
    (nqs pyetjes time, i je pergjigjur ne mendje tende me:ben gabime populli dhe une duhet te rri te pres sa te mos bejne gabime, ik lere politiken. Nqs i je pergjigjur me: po populli ben gabime dhe kerkon ta korigjoje poor nuk gjen njeri kur vine zgjedhjet e tjera, je ne rrugen e duhur…Shpresat te kesh menduar te dyten, 0,01%. Ka mundesi qe populli te gaboje edhe 20 vjet rresht, por ai qe do me te vertet te jete ndryshe, te beje dicka me te mire, pretttt)

  3. Dauti says:

    Eh more Patoz, po ai sistem qe ndertoi saliu me kontributin tend , kete gjendje polli. Dhe duhet kohe te nderroje mentaliteti qe ndertuat ju. Je ti shtylla e sali qenit qe eshte kontibutori me i madh i kesaj kenete , prandaj edhe u shpall non grata.

  4. Sqepari says:

    Te vjen keq per veten Patos, se sa I perket Shqiperise ska ngelur ta meshirosh ti!

  5. Tull says:

    Gjithe jeten bythelepires i Sali Berishes e tani te vjen keq per Shqiperine. Po te te vinte keq per Shqiperine duhet ta kishe kuptuar se kush ishte Berisha qe ne vitin 1996 kur pergjakte kundershtaret opozitare ne shesh. Edhe pas gjithe gjemave qe i beri Shqiperise nder vite ti mbeshtete Berishen.Tani te ardhka keq per Shqiperine.Te vjen keq se nuk ke nje kocke pushteti te lepish.

  6. Avenir says:

    Idjot … Mua me vjen keq per ty .E para Kosova ka te Huaj mbi Koke (eshte Protektorat) do ishin me kafshe se ne. E dyta ti haron qe ke qene pjese e sistemit dhe shqiperia qe te vjen keq ty eshte bere dhe nga vete Ju z.Patozi Mute.

    1. Kosovari Romantik says:

      Hejtera te grande Albinit, rendituni, mbani distance, rend dhe higjien orale edhe ejani me ma pushit anakonden mue edhe komplet Vetvendosjes duke mos anashkalue te madhin grande. Ua jebatsha komplet zingjirin gjenetik grekoserb te cilit i takoni.

  7. Drejtesia says:

    Z.Patozi.
    Thua se PD sot pas 30 vjetesh diskuton te jete a te mos jete kerrma Berisha ne krye de jure se de fakto ka po kaq vite qe eshte ne krye te PD.
    Po ju pyes
    Si ta ndryshoje Shqiperia partine fituse qe te vije ne krye te vendit Saliu dhe Luli,
    E ke te qarte se saliu,luli ndoshta dhe Ti,Jozefina etj mbani peng rrotacionin.
    Tung

  8. Realisti says:

    Arsyeja e pare qe ne jemi kaq ndryshe nga Kosova o Patoz katrori eshte pikerisht qenia ne politiken shqiptare te njerezve si puna jote. I mbajtet cadren Sales dhe e late kete popull ne mes te shiut. Tani qe nuk mban dot asnje cader fillove te lagesh edhe vete dhe ulesh e na shkruan. Rama eshte duke punuar dhe do donim shume te kishim nje tjeter me te mire se Rama por ja qe opozita jone eshte me breke neper kembe. Rama nuk mund te ike se thjesht duhet rotacion. A mendon ti se je me i mire se ai? Hidhu ne mejdan dhe beje popullin per vete. Por ti per te mbajtur cadra je dhe nuk i hyn ne pune askujt. Sistemi eshte ai qe ngriti Sala jot. Largohu nga politika dhe na lere rehat me idiotesite e tua!!!

  9. rexha 10 says:

    PER fate te keqe more Patoze preje Kavaje ,eshte se ne ate vende erdhen ne pushtet ca pushta qe menduan per ta vjedhur e shkaterruar ate vende.Vetem ne Kavaje pate 5 fabrika ,ku me kryesoren po te permende fabriken e qelqit ,dhe ate te qylymave .Lere pastaje ate te letres ,apo gozhdes .Po na dhe pergjigjen se cu be me keta fabrika ??? ,si u shkaterruan?? dhe kushe ja vodhi makinerite ,apo xhamat ,vjene edhe pergjigja ,pse te vjene keqe per shqiperine.Edhe Zogu kure iku ne itali ,i erdhi keqe per Shqiperine ,edhe pse i vodhi floririn. PO KESHTU THOTE EDHE FLORIRI ,SALIU,DHE RAMA. Po se kushe ja solli kete te keqe ,asnje se merre persiper.PAMVARSISHTE SE E CUAT PER SKRAPE ,DHE JA SHITET EDHE REZERVAT QE KISHTE DHE AVIONET .

  10. Ms says:

    Po ik o Tosi gjej ndonje pune tjeter! Na lodhe me marrezite e Tua!

  11. nuk keni shpetim nga sala o vdeksa says:

    Gjithë këta burra e gra me tangërlliqe intelektualësh, jua vë qafën në zgjedhë një sekretar i partisë së punës që ka moshë për azil pleqsh. Ngordhësira që jeni ju gjasme elita e PD-së. Deri sa të marrë frymë Sala do jeni robërit e tij, nuk keni shpëtim nga Hitleri i vogël, ju kalbaroqët e PD-së. Shumë turp për Shqipërinë që e kanë sunduar ca zgjebe si puna juaj o Patoz.

  12. Llogje Kavaje tè NEVERITSHME dhe të PËSHTIRA !! says:

    Llogje Kavaje Pa Limit nga NJË HAJDUT ORDINER , nga Kavaja e BYTHÈ SHPUARËVE që luante BIXHOZ në KAZINOT e MALIT ZI me MILIONAT që JU GRABISTE SHQIPTARËVE , kur BANDA KRIMINALE FAMËKEQE e PD KRIMIT dhe KORRUPSIONIT , UDHËHIQTE SHQIPËRINË !!!!
    Astrit Patozi DIBIÇ PRIMITIV nga Kavaja e ORDINERËVE , që përveç LLOGJEVE , NUK dinè tè bèjnè ASGJÈ tjetèr !!!
    MOS i GËZOFSH MILIONAT qè ke VJEDHUR dhe PASURITË e PATUNDSHME që Disponon , O NJERI i PËSHTIRË nga Kavaja e NDYRËSIRAVE !! BURRË KURVË ti Astrit Patozi dhe Isa Sakja i PËSHTIRË !!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR QOFSHI
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  13. Velo says:

    Ku ishje ti Patozi në 2008? A nuk ishje ti nga personat më të afërt të Saliut? Tani që ia shkulë dhëmbët atij, bëhesh trim dhe kritikon për ndryshimet në 2008. Burr i lig.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema