Salianji revoltohet në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit: Mos më bëni gangsterin mua

18 Tetor 2021, 17:07Politika TEMA

Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht diskutimet kanë nisur për shkak të gabimeve në rregullore të nënvizuara nga Nasip Naço por edhe nga përfaqësues të tjerë të mazhorancës.

Kryetari i Komisionit hetimor Enkelejd Alibeaj ka kritikuar Naçon për gjuhën që ka përdorur. Në vijim të këtij debati është përfshirë edhe Ervin Salianji dhe Blerina Gjylameti. Kjo e fundit ka kritikuar Alibeajn duke e cilësuar sjelljen e tij të njëanshme.

Pjesë nga debati:

Alibeaj- Naços: “Terma të tillë që sapo përdore, do ta shohësh apo çfarë është e udhës të mos përdoren më në këtë komision, si bën mirë juve dhe as këtij komisioni. Jam i kujdesshëm i qetë dhe po bëj maksimumin për ta bërë punën e këtij komisioni të futet në rrugë të mabrë një orë e më parë”

Ervin Salianji: Ka vetëm një element që më bën përshtypje, ne jemi në shumë komisione. Këta kolegët përballë kanë një agresivitet. Flasin në mënyrë të njëkohëshme, se bëjmë ne këtë pavarësisht se kemi  1000 arsye më shumë se ju. Nuk mbulohet manipulimi  as me sherre e shamat. Është proçedurë, ju nuk bëni dot gangsterin këtu, mos e bëni se nuk ka sens kjo, ju duhet të ruani etikën e të mos e shfaqni kaq shumë problematikën që keni.

Blerina Gjylameti: Kam mbetur me dorën lart

Alibeaj: Smund t’ja lënë gishtar lart Gjylametit

Blerina Gjylameti: Të jeni kryetar su jep asnjë të drejtë më shumë sesa të respektoni të 2 palët dhe jo të interpretoni. Sepse në këtë aspect cënojmë bashkëpunimin. Naço mori  fjalën disa herë ja ndërpretë. Të vazhdojmë me zgjedhjen e sekretarit dhe pastaj me planin paraprak të hetimit. Salianji përmendi disa terma që si shkojnë. Kur thoni që sduhet të përdorim terma të tillë, duhet ta keni për të dyja palët dhe jo vetëm për 1 palë.

2 komente në “Salianji revoltohet në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit: Mos më bëni gangsterin mua”

  1. Qerimq says:

    Kur u be the ky agai i Lozhanit dhe mos plas. I ka ngjare se emes se e ka patur trime ,pyesni shoferat e zones sa trime ishte ….

  2. Fatosi-kosove says:

    Si ka mundesi qe salianji i denuar si kriminel mund te gjykoje te tjeret !
    Apo kur eshte ne pyetje PD ska asnje rregull edhe kur je non grata ti prap duhet ta drejton vendin,te gjykoje te tjeret dhe ne fund ti vrasesh te tjeret pse nuk behen kriminel, hajde shqiperi hajde,rroft PD rroft krimi rrofshin kriminelet si salianji e alibeaj dhe dy kryekriminelet kryetar sali berisha e basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje