Ambasadori slloven, Peter Japelj në një deklaratë nga Korça komentoi samitin e 6 tetorit, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, duke theksuar se u dha një mesazh i fortë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai shprehu mbështetje, por edhe theksoi se e ardhmja e këtyre vendeve është bashkë me vendet e BE-së, dhe herët apo vonë do të jenë pjesë e saj.
“Samiti ishte një sukses edhe pse ishte pak komplekse këtë vit. Deklaratat ishin të koordinuara midis 27 anëtarëve ndaj vështirësia kuptohet. Në fund fare ajo që ka rëndësi është që dolën të gjithë me një deklaratë të përbashkët. Kishte një mesazh të fortë për vendet e Ballkanit Perëndimor, ne jemi në mbështetje dhe shohim që e ardhmja e këtyre vendeve është bashkë me ne, dhe herët apo vonë do të jenë pjesë e BE.
Por kishte dhe mesazhe të tjera të rëndësishme për bashkëpunimin në vijueshmëri në kohët afatshkurta dhe afatgjata. Kishte thirrje të përbashkëta për investime në ekonomi, do të jenë biliona lek për infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor që do e bëjnë jetën e njerëzve këtu më të mirë“, tha ai.
Pyetjes se a mund të hapen negociatat me Shqipërinë në muajin dhjetor, Japelj tha: “Nuk e di. Duhet të shohim. Ne e ndjejmë erën e mundësisë për të nisur me negociatat në mbledhjen e parë ndërqeveritare. Ka disa skenarë se si mund të zhvillohen, dhe më e mira është të nisim negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ose të paktën të caktojmë një datë për implementimin e projekteve.”
Më tej, ambasadori tha se se Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet për të hapur negociatat.
“Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte. Ishin dy zonja të forta nga BE, që erdhën në Shqipëri kohët e fundit , Merkel dhe Vonderlighen, të cilat thanë se Shqipëria ka bërë gjithçka për të qenë pjesë e BE. Tani topi është në fushën e BE për të vendosur. Çështjet kohët e fundit në BE janë të kompleksuara, të gjithë e dimë që ka një problem midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe Shqipëria s’ka të bëjë fare me këtë çështje”, përfundoi ai.
E paska marre cekun e majme sot nga Rama ky ambasador dhe ka dal ne koference per shtyp. Nje pyetje kame per kete. A e ka luftuar shqiperia dhe qeveria Rama korrupsionin e politikaneve dhe qeveritareve, qe prevalon cdo dite dhe eshte nje kerkese e BE per tu futur ne Europe? Apo dhe Europa e korruptuar eshte si shqiperia?
Tallni trapin edhe ju me Shqiperine dhe shqiptaret.Po shqiptaret nuk ngopin barkun me buke,nuk kane asnje standart jetese me BE-ne,nuk kane kulturen qe kane vendet e BE-se.Shqiptaret akoma i hedhin pleherat vend e pavend,nuk kane uje te lahen e te pastrohen,nuk kane para te paguajne detyrimet,etj,etj… Shqiptaret vriten e theren per nje loje bilardoje….. Pa u hedhur pastaj nga korrupsioni qe e ka mbytur kete vend ne cdo qelize.Cili vend ne BE ka keto standatre si Shiperia?
Siç po duket, gjasat janë që i ashtuquajturi “Ballkani Perëndimor” të përfshihet në BE pasi të shpërbëhet ky bashkim. Më lehtë është të besosh që Edi Rama është piktor më i mirë se Pikaso, sesa të besosh një BE të bashkuar si në nivelin e SHBA. Dhe po të kesh parasysh kontributin europian për shpërbërjen e federatave si ajo e Unionit Sovjetik dhe po ashtu, ajo Jugosllave, atëhere kupton qartësisht se europianët nuk ka Zot ti bëjë bashkë. Mjafton të shfaqi shënja separatiste Gjermania dhe Unioni merr fund një herë e përgjithmonë. Gjermania e di mirë këtë dhe los me ndjenjat e sinqerta të federalistëve vetëm për përfitime të saj. Ishin të tjerë burra ata që unifikuan Amerikën, drejtuesit e sotëm europian kujdesen më tepër për LGBT, domethënë për problemet e bythës sesa për mbarvajtjen e njerëzimit si njësi kompakte.