Kërkesa e militantit për Berishën: Dua të dorëzoj teserën e PD, nuk mbaj dokumentin e tradhtarit. Po ti e ke fajin që na e solle Lulin

19 Tetor 2021, 19:10Politika TEMA

Një militant i PD iu drejtua Sali Berishës në Peshkopi, duke i kërkuar se ku mund ta dorëzoje teserin e partisë. Ai u shpreh se nuk mban dot një dokument që ka emrin dhe mbiemrin e Lulzim Bashës, që sipas tij është tradhtar.

Militanti ndërkohë bëri përgjegjës Berishën, se solli Bashën në krye të PD.

Militanti: Je gjigandi i kombit shqiptar, me keqardhje e kam, po unë dokumentin me emër, mbiemër të Lulzim Bashës nuk mund ta mbaj, du ta dorëzoj, nuk mund të mbaj dokumentin e një tradhtari.

2 persona ju kanë një detyrim shqiptarëve, i pari Fatos Nano që në solli të paudhin në krye të vendit dhe nuk ka lënë gjë pa i bërë Shqipërisë, i dyti jeni ju që na sollët në krye të PD atë që e shkatërroi PD, dhe e vdiq PD-në. Ai nuk shkatërroi demokracinë se është Sali Berisha.

Berisha: Kam kërkuar ndjesë dhe kërkoj, për faktin se në 2017 kur unë i kërkova që të japë dorëheqjen dhe më tha jo, vendimi më i drejtë do ishte të dilja në fushë.

1 komente në “Kërkesa e militantit për Berishën: Dua të dorëzoj teserën e PD, nuk mbaj dokumentin e tradhtarit. Po ti e ke fajin që na e solle Lulin”

  1. rroku says:

    Krimineli Berisha po mbledh shpellaret dhe katundaret qe nuk dine se cfar eshte SHBA…. Komunistet nuk dorezohen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje