Polonia sfidon BE-në: Referendum nëse doni një super shtet europian

19 Tetor 2021, 22:25Bota TEMA

Në Parlamentin Europian është zhvilluar sot një debat mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Poloni. Kjo e fundit ka miratuar së fundmi përmes Gjykatës Kushtetuese se e drejta e brendshme prevalon mbi atë të Unionit, duke ardhur kështu në përplasje me Brukselin.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur “shumë e shqetësuar” për vendimin e Polonisë që sipas saj, “vë në diskutim bazën e BE-së dhe përbën një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rregullimeve juridike europiane”.

Nga ana e vet kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka mbrojtur vendimin e gjykatës polake, duke dalë hapur me një kërkesë për referendum për Europën.

Nëse doni të krijoni një supershtet europian duhet t’ia kërkoni vendeve dhe popullsive europiane nëse e duan një gjë të tillë. E drejta parësore është Kushtetuta dhe vjen para çdo burime tjetër të drejte. Primati i të drejtës së Unionit nuk mund të dhunojë Kushtetutën”, ka thënë ai.

6 komente në “Polonia sfidon BE-në: Referendum nëse doni një super shtet europian”

  1. Laberia ime says:

    Ja nje shtet me bole çeliku dhe politikan qe mendojne per vendin e tyre, jo si zorzopet e Shqiperise qe i ka tredhur djali i sorrosit dhe kimetia e rruges se Elbasanit…

  2. Babagjyshi i Perrallave says:

    Ca vene, ca vine,
    Ca hyne, ca dalin!

    – Kush eshte?

    – Foleja e milingonave?
    – Jooooo, eshte BE-ja, femije te dashur.

  3. Bravo Polonia says:

    Ju lumte juve Polakeve njerez me karakter te forte me fene e tyre qe e mbrojne deri ne pike te fundit me kulturen e tyre qe nuk dun ta ndryshojne dhe mire e kane dhe nuk vene asgje para parimeve te tyre, jo si keta tanet qe po vdesin te hyjne ne BE. As qe na duhet BE bejme dhe pa te. Behuni te mire jo per BE por per veten tone per femijet tane per te ardhmen tone. Gjithcka kapercehet po te jemi bashke e te punojme fort. Vec me pune arrihet ndryshimi.Gjermania e filloi mbas shkaterrimit nga mbledhja e kepurdhve neper pyje e qymyrit qe mblidhnin ku mundeshin dhe ja ku jane disipline ,ndershmeri ,pergjegjesi dhe pune shume dhe ske nevoje per BE-ne.

  4. pjeter says:

    Prevalon ne shqip do te thote asgje ne lidgje me ate qe doni te thoni!!!!!
    Te pakten perkthehini ne shqip fjalet qe nuk kane kuptim ne shqip o gedhera qe nuk kuptoni ate qe beni.
    Prevalon nje here,e ne fund i fut edhe nje vale te dyte e groshet jane te ziera.

  5. Zef says:

    BE-ja ka vlera shume te mira te pa arriteshme nga askush , Polonija jo vetem nuk mund tja ulin , por as nuk mund te arrijne nivelin e BE-se .

  6. cuni says:

    Mos mendoni se Polonia paska shtet te forte dhe politikane apo sistem gjykatash te nivelit europian. Nje detaj per nivelin e korrupsionit ne Poloni: per ata qe nuk e dine, jo me larg se para 15 vjetesh ne Polonine e BE-se, dy vellezer binjake mbanin postin e kryemimistrit dhe presidentit te vendit. Presidenti i vendit nderroi jete ne aksidentin ajror ne Rusi ku humben jeten dhe shume zyrtare te larte polake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje