Vrau efektivin e krimeve në Lezhë, babai i Aldi Ramës: Ma kanë vrarë djalin, pistoletën ja kanë kthyer drejt kokës, është dhunuar nga policia

19 Tetor 2021, 11:51Kronika TEMA

Rufan Rama, babai i Aldi Ramës i cili pak javë më parë më parë ekzekutoi efektivin e krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha gjatë një kontrolli policior që ky i fundit po kryente në një zonë ku ishin zbuluar bimë narkotike kanabis ka folur për dyshimet e tij lidhur me deklaratat se djali i tij ishte vetëvrarë.

Në prononcimin e tij për Fax News, Rufan Rama thotë 21 vjeçari është dhunuar më parë nga policia dhe shton se kjo ngjarje nuk ka qenë vetëvrasje ashtu siç është paraqitur. Sipas tij, ka qenë njëri prej policëve që mund të ketë vrarë djalin e tij.

“Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të parparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e ka kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore.

Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu.

Na fikën mor ky shtet, cfarë bëhet me këtë popull. 1 njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo m të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja?”, deklaroi ai.

A ishte një person i katërt në makinë?

Nuk jam i sigurtë kush e ka shkrepur armën. kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë.

Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës.

3 komente në “Vrau efektivin e krimeve në Lezhë, babai i Aldi Ramës: Ma kanë vrarë djalin, pistoletën ja kanë kthyer drejt kokës, është dhunuar nga policia”

  1. Edi Rama bashke me gjith politikanet e tjer Jane Turqe Otomane Talibane komunista muti says:

    Ky horri Talibani ketu na flet për dhune waww…. Po je ti more Terroristi që e ke quare djalin tende ne at rruge si horre qe je.. A po ke harruare dhune barbare që ke shtruare kunder dret bashkshortes nënes se tyre në syte e femive të tuje ..Njerzit si puna jote nuk meritone të kene familje as femer qe jetone me ju… Ti je barbare Talibane Turke Otomane…..

    1. Bathorelix - berishistix says:

      Sali Berisha ishte komunist me teserën e PPSH në xhep!
      Ramën e quan komunist o debil-e?

  2. qytetare says:

    ehe ok ke te drejte per sa thua, por a keni ndonje mendim per vrasjen qe beri djali jot, apo nuk ishte djale nene ai qe vrau djeli jot,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje