Dy ish-ushtarë gjermanë janë arrestuar pasi dyshohet që po përpiqeshin të krijonin një njësi paramilitare për të marrë pjesë në luftën civile në Jemen, thanë prokurorët të mërkurën.
Të dy ish-ushtarakët, të identifikuar si Arend-Adolf G. dhe Achim A. akuzohen se po përpiqeshin të ngrinin një organizatë terroriste dhe të rekrutonin ish-ushtarë të tjerë dhe efektivë policie, tha Prokuroria e Karlsruhes në një deklaratë.
Organizatorët janë ish-anëtarë të ushtrisë gjermane të cilët donin të rekrutonin rreth 150 kolegë për të marrë pjesë në konfliktin në Jemen, me synimin për të “sjellë paqen në rajon” dhe për të detyruar rebelët Houthi dhe qeverinë e Jemenit të ulen në negociata.
Për të vënë në zbatim këtë plan, çdo anëtar i njësisë do të paguhej me rreth 40 mijë euro në muaj. Një prej dy të arrestuarve, Achim A., ishte përpjekur të krijonte lidhje edhe me përfaqësues të qeverisë së Arabisë Saudite, për të marrë fonde prej tyre. Ndërsa Arend-Adolf G. kishte mundur të kontaktonte 7 persona, duke u përpjekur t’i bindte t’i bashkoheshin projektit. Ata u arrestuan të mërkurën në mëngjes në shtëpitë e tyre, në jugperëndim të Gjermanisë, pranë Mynihut.
Ky është vetëm një prej skandaleve që kanë përfshirë ushtrinë gjermane në vitet e fundit, ku shpesh ushtarakë e ish-ushtarakë kanë shfaqur lidhje me ekstremin e djathtë. Në qershor, një njësi elitare policore, e quajtur SEK, u shkri plotësisht pasi u zbulua se efektivët e saj kishin glorifikuar nazistët në një grup “chat”-i. Ndërsa vitin e kaluar, një pjesë e ushtarëve të njësisë elitare komando, të quajtur KSK, u përjashtuan pasi u gjet se kishin prirje ekstremiste të djathta.
Nuk jane gjermone por arabe te piset te lindur ne token gjermone….. bishti i qenit mbetet bisht qeni.
Shiko emrat, o koqe e vyshkur e Janulles.
Nga Emrat duken se jane Gjermane………kane edhe emrin edhe mbiemrin gjerman
Vetem te majte Jane te lejuar,te tjeret ne burg.U kujton dicka kjo ???Vitin 1933 ne gjermani ngritjen e paramilitarve nazist.Atehere ishte vetem te djathtet sot te majtet.