Një nga mbështetësit e Sali Berishës në Berat nuk kurseu kritikat në drejtim të Amerikës, por edhe ndaj Lulzim Bashës… E në fund ngriti edhe një dolli.
“Kam mendimin tim personal që shpallja e Sali Berishës non grata… nga kush? Nga Amerika. Nga cila Amerikë? Nga kjo Amerikë që bekoi mbushjen e territorit tonë me drogë.
Nga kjo Amerikë që ka certifikuar qeverinë më satanike që ka parë historia 100 vjeçare shqiptare. Kjo Amerikë që ne helmoheshim atje dhe bënte sehir.
Jo kjo Amerikë burokratike nuk është Amerika që kam ëndërruar unë, që kanë ëndërruar këta burra dhe gra këtu. Do ju lutem se unë jam pensionist dhe s’më bie radha më dhe do ma bëni hallall, dikush do ta falenderojë që më dëgjon, po dikë do ta falenderoj që më duron.
Do t’i bëjë thirrje Lulzim Bashës. Zoti Basha, haram e paç mundimin tim, që në çadër u plevitosa dhe haram e paç rezistencën time te parlamenti, që u helmuam me gaz.
Në kohën që ne arrinim t’i rrëzonim poshtë poturet e Edi Ramës, ti vije ia ngrije poturet. Zoti Basha, largohu, hiqe këmborën se nuk e tund dot, se këmbora do zverk, nuk do baluke. Nuk do ta zgjas shumë dhe dy sekonda se kam një dolli për zotin Berishën”, tha ai.
RR. K.
Rrofte burri me i madh i shtetit i historise se kombit shqiptar prof dok Sali Berisha .Poshte imperializmi amerikan
Pese burra ka lind njerezimi si lider te padiskutueshem
1.Alessandri i madh.
2. Salahudin Ejubi
3.Napoleon Bonaparte
4.Donald Trump
5.Sali Berisha
Hajro Çini. Ontario
Hajro, ….. po Llazi …… gjallë është?
Ka kohë që nuk na ka telefonuar, prandaj. Degjo, se mos na ke bërë ndonjë hata, dhe na e ke nxjerrë Llazin ne semafor, se te piu e zeza pastaj.
Po qe per semafor, te te dergojmë Saliun, sepse plakat e kane qejf.
Ti o topja i beratit edi ju hoqi poturet dhe breket dhe jua vurri ne koke.
Ska si ta njohin Ameriken se ky duket qe eshte komplet RRK…. Keta jane perkrahesit e Sali non grates…
Yessss! Ose ghysmakër nga trutë, ose kriminela e hajduter qe po u vjen ora e larjes se gjynaheve qe kane bere.